Mulliri i vajit në manastirin e Ardenicës dëshmi e inxhinierisë popullore

Premte, 25 Janar 2019 11:11

Mulliri i vajit i manastirit të Ardenicës është dëshmi e një karakteristike thelbësore për vendasit dhe ekonominë e hershme myzeqare shekuj më parë, ku kultura e ullirit kultivohej masivisht. 

Ky mulli ka shërbyer për bërjen e vajit të ullirit nga murgjit e manastirit të Ardenicës për nevojat e tyre. Përreth manastirit kishte shumë rrënjë ullinj, shumë nga të cilët janë edhe sot. Mulliri i vajit të ullirit të manastirit të Ardenicës është një vepër e e mirëfilltë e ”inxhinierisë popullore” dhe ruhet në gjendje shumë të mirë mulliri i vajit një vepër. Deri në mesin e shekullit të kaluar ai ishte në gjendje pune dhe përpunonte sasi të konsiderueshme vaji ulliri. Vaji i ullirit këtu në manastir bëhej me 2 procese, në fillim ullinjtë hidheshin tek vendi që është rrota e gurit dhe shtypen duke e rrotulluar atë. Procesi i dytë është tek presa manuale që duket në fund: 2 pllaka të trasha dhe të gjata druri, në mes të të cilave është një stivë pitesh mbi njera-tjetrën.

Këto pite janë të thurura me një si spango të trashë, ku vendosen ullinjtë e shtypur, të thyer, dhe shtrëngohen me dy vida të gjata të durit. Sipër u hidhet ujë i nxehtë. Pitet lejojnë vetëm vajin dhe ujin të kalojë. Pllaka e poshtme është e punuar në mënyrë të tillë që vajin dhe ujin e hedh tek ajo vaska e gurit dhe mblidhet vaji. Mendohet se ky mulli është afërsisht i vitit 1725. Por nuk dihet nëse ky është i pari i manastirit apo jo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...