Gazetarja e njohur e CNN, jehonë sopranos Ermonela Jaho

Hënë, 28 Janar 2019 18:30

Gazetarja e famshme e “CNN”, Christiane Amanpour, ka realizuar një intervistë për operan “La Traviata” e Xhuzepe Verdit, pjesë e të cilës është edhe sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho.

Gazetarja ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” një foto me Ermonelën, ku është shprehur se ka mbetur e impresionuar nga artistja shqiptare: “Prapaskenat këtë fundjavë. E impresionuar nga sopranoja e shkëlqyer shqiptare, Ermonela Jaho, në rolin e Violetës në histori tragjike të dashurisë, “Verdi La Traviata”, shkruan gazetarja bashkangjitur postimit.Edhe Ermonela ka shpërndarë të njëjtën foto dhe ka shprehur mirënjohje për gazetaren Amanpour.

Image

Login to post comments