“Balkan’s Gate” sjell 4 filma premierë në kryeqytet

Premte, 01 February 2019 12:05

Katër filma premierë, tre artistikë dhe një dokumentar u shfaqën mbrëmë premierë në Tiranë. Në qendrën “TEN” filmat premierë erdhën për të pranishmit të realizuar me regjisorë të huaj, por në role aktorë shqiptarë, emra të njohur por dhe të rinj. Filmat janë pjesë e projekti kinematografik “Balkan's Gate”, që është i mbështetur edhe nga Ministria e Kulturës. Xhirimet e tyre janë bërë vitin që lamë pas në Shkodër dhe tashmë premierat nuk munguan dhe në Tiranë. Drejtuese e këtij projekti regjisorja Ajola Daja tregon se ky është edicioni i dytë, që ky projekt zhvillohet në vendin tonë. “Ky është edicioni i dytë që zhvillohet në Shqipëri dhe kemi edhe këtë vit mbështetjen nga Ministria e Kulturës. Por është mbështetur dhe nga Ambasada Amerikane, Ambasada Franceze si dhe OSCE”, tregon regjisorja Daja. Projekti “Balkan’s Gate” mblodhi së bashku artistë shqiptarë dhe të huaj të cilët në ditën e fundit të muajit të parë të vitit premierat e filmit i prezantuan në Tiranë. Drejtuese e projektit regjisorja Ajola Daja tregon se filmat trajtojnë tematike të ndryshme. Ashtu siç është shprehur dhe më parë regjisorja Daja tregon se ky projekt nisi për të nxitur bashkëpunimin me kineastët nëpër botë, për të shkëmbyer ide dhe eksperienca dhe për të prodhuar filma mbi çështje sociale aktuale. “Duke qenë se një film kushton shumë për t’u realizuar, ky projekt mund të ishte një mundësi shumë e mirë për t’iu dhënë mundësi të rinjve. Ky është edicioni i dytë, por projekti dhe ideja ka nisur dhe është realizuar shumë më herët si pjesë e Festivalit të Filmit Ballkanik në Pogradec. Sikurse edhe vitin e kaluar, edhe këtë vit ne ishim serish pranë liqenit, të cilit nuk i vendosim dot kufi, duke i qëndruar filozofisë së projektit, bashkëpunim përtej kufijve”, tregon mes të tjerave Ajola Daja drejtuese e projektit.

Filmat që u shfaqën për të pranishmit ishin realizime nga regjisorë francez, amerikanë, si dhe regjisore italiane dhe iraniane. “Revirgination”, një komedi e zezë nga regjisoret italiane Elene Beatrice dhe Daniele Lince. “Revirgination” bën fjalë për procesin e virgjërimit, si një dhunë e madhe që ushtrohet ende ndaj gruas në shoqërinë tonë. Filmi “Positive” (eksperimental) erdhi nga regjisorja iraniane Nasrin Golreyhan dhe bën fjalë për abortin duke ngritur pyetje mbi të drejtën dhe moralen. Premiera “Bums” një film komedi nga regjisori francez Antoine Neudin që sjell personazhin e mbytur dhe të pashpresë të kohëve moderne, i cila nuk gjen forcë të përmirësoj vetveten. Këto filma angazhuan aktorë si Rita Gjeka, Anila Balla dhe të tjerë që u bënë dhe pjesë e punës së këtij projekti që nisi në qytetin e Shkodrës. Në kuadër të projektit "Balkan's Gate" u zhvillua "Visual Story Telling Lab", me regjisorin amerikan Nathanel Hansen, produkt i të cilit është dokumentari “Aktet e dhunës”. Regjisorja dhe drejtuesja e projektit Ajola Daja tregon se dokumentari ishte pjesë e një seksioni të ri. “Dokumentari “Aktet e dhunës” është pjesë e seksionit të Visual Storytelling Lab, një seksion i ri këtë vit dhe është realizuar nga studentët e gazetarisë që morën pjesë, bashkë me mentorin amerikan Nathaniel Hansen. Dokumentari bën fjalë për dhunës ndaj gruas si dhe shpërfaq perceptimin e studentëve gjatë përballjes së tyre me këtë rast”, tregon Ajola Daja drejtuese e projektit.

Login to post comments