12 ekspozita për 500 vjetorin e lindjes së Da Vinçit

Saturday, 02 February 2019 10:43

Për ta shënuar 500 vjetorin e vdekjes së Leonardo Da Vincit, 144 punë të piktorit të madh botëror do të udhëtojnë nëpër Angli..

12 ekspozita do të hapen në 12 lokacione të ndryshme, prej Londrës e deri në Belfast, Sunderland e Bristol. Organizatorët kanë treguar se rreth 34 milionë njerëz do ta kenë mundësinë të njoftohen me punën e Leonardos, sepse jetojnë afër galerive ku do të hapen ekspozitat.

Në këto lokacione do të hapen ekspozitat: 

Ulster Museum, Belfast
Birmingham Museum and Art Gallery
Bristol Museum and Art Gallery
National Museum Cardiff
Derby Museum and Art Gallery
Kelvingrove Art Gallery and Museum, Glasgow
Leeds Art Gallery
Walker Art Gallery, Liverpool
Manchester Art Gallery
Millennium Gallery, Sheffield
Southampton City Art Gallery
Sunderland Museums and Winter Gardens

Vizatimet dhe punët do të dalin prej Royal Collection në Londër, dhe kjo do të jetë mundësi e mirë për qytetarët të shohin për nga afër punën e Da Vincit.

Da Vinci kishte interes në vizatim, pikturë, arkitekturë, shpikje, shkencë, muzikë, matematikë, gjeologji, astronomi, hartografi e histori, mes fushave tjera. Ai ka lindur në vitin 1452 në Itali.
Login to post comments