Meta dhe Topi i urojnë ditëlindjen gazetarit të njohur

Saturday, 02 February 2019 14:58

Presidenti Ilir Meta është bashkuar sot me ish-presidentin Bamir Topi për t'i uruar ditëlindjen gazetarit të mirënjohur Bashkim Hoxha. Hoxha mbush 65 vjeç dhe ka një karrierë të gjatë në media.

Meta shkruan në Fb krahas fotografisë: “Bashkë me ish Presidentin Topi duke uruar sot për 65-vjetorin e lindjes, shkrimtarin dhe gazetarin e mirënjohur Bashkim Hoxha. Edhe shumë dekada të reja për të, me lumturi dhe krijimtari!”

***

Bashkim Hoxha është shkrimtar shqiptar i lindur në 1954. Ka krijuar disa vepra letrare të njohura mbarë shqiptare dhe për to qyteti i Durrësit me rastin e 50 vjetorit t lindjes së tij i ka dhënë mirenjohje "Qytetar Nderi" i Durrësit.

Nga dora e shkrimtarit Bashkim Hoxha kanë dalë me radhë veprash si :"Heronjte e Viagres", "Romance ne diten e krimit", "Lakuriq", "Ground Zero" ( "Dëshmitari i Shkretëtirës"), "Hotel Ballkan", "Mbreti i Vesës", "Mot i keq për dashuri", "Fjalë të ndyra dashurie", "Njeriu tjetër", "Një lolo dhe një mbret", "Unë dhe Mefistofeli" (dramë), "Ftesë për gjyq", "Këngë dashurie dhe korba", "Qyteti pa dashuri". Romani "Balkan Hotel" dhe romani "Ground Zero"jane botuar edhe ne anglisht nga Wheatmark (Arizona, USA). Bashkim Hoxha ne krijimtarine e tij shquhet per gjetje origjinale dhe kendveshtrime interesante. Nje tipar i rendesishem eshte nderthurja e teknikave teatrale e filmike me letersine. Nga kritika letrare eshte cilesuar si nje shkrimtar qe i perket postmodernizmit.

Po ashtu Bashkim Hoxha është i njohur për emisonin e tij të mëngjesit "Koha per t'u zgjuar", në të cilin komunikon me nje pjese teleshikuesish për probleme ne pergjithesi që nga viti 1997.

Me 30 qershor 2010 Presidenti i Republikes z. Bamir Topi i akordoi titullin MJESHTER I MADH ne nje ceremoni ku u dha edhe premiera e komedise se tij "Udhetimi pa vize i nje alieni".

Tituj të veprave:
“Kronikat e Mjegulles”
Tag (komedi)
"Nje dite si Skenderbeu"
"Askushi (drame)
"Gruaja e shiut"
"Missing"
"Heronjte e viagres"
"Romance ne diten e krimit"
"Sakrifica"
"Lakuriq"
"Ground Zero"
"Dëshmitari i Shkretëtirës"
"Hotel Ballkan"
"Mbreti i Vesës"
"Mot i keq për dashuri"
"Fjalë të ndyra dashurie"
"Njeriu tjetër"
"Një lolo dhe një mbret"
"Unë dhe Mefistofeli" (dramë)
"Ftesë për gjyq"
"Këngë dashurie dhe korba" (drame)
"Qyteti pa dashuri"
"Ne te gjithe kenduam Margariten"(komedi)
"Udhetimi pa vize i nje alieni" (komedi)


Ka sjell ne filma keto skenare:
Valsi i ngrirë në Prishtinë (1999) (TV)
Kronika e një nate (1990)
Një vonesë e vogël (1982)
Plumba perandorit
Ne cdo stine (1980)
Një udhëtim i vështirë (1977)
Zemrat që nuk plaken (1977)

Modifikuar më Saturday, 02 February 2019 15:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...