"Mos nguro të lutem"/Cikël poezish nga Mimoza Rexhvelaj

Diel, 03 February 2019 18:54

Nga Mimoza Rexhvelaj

 

Në ORBITËN E DITËS QË VJEN

Gjethet e verdha

Janë trishtuar kur pikat e shiut

Deri në palcë patën shtrirë

Mbretërinë e tyre të lagët

Heshtjen ndërkohë e bëj zap

Me titrat e gjumit që dalin pahiri

Të përplasen me klithmat e mendimeve

Që memece janë e etje nuk kanë

Mgutem me arritë vaktin që humba

Të ec dua po a kam se ku të shkoj?

Në orbitën e të nesërmes nuk ka rrugë

Për mua. E ndofta për këtë shkak, nxitoj!

 

NGANDONJËHERË HËNA

Nganjëherë hëna

Perdet e mëndafshta,

I ul e këqyret

Në pasqyrën e liqenit.

Në se i shendohet bukurisë së vet

Këtë mund ta dijë vetëm ajo

Se ne të tjerët vetëm e përtypim

Kete mizanskenë me rit masonësh.

Hëna ndërkohë,

Druhet se e fsheh gjysmën e saj,

Atë të veshurën me ar…

Se ka frikë t’ja lexojë

Qielli i pamatë, gjiganti kureshtar!

Ndaj kujdeset aq shumë hëna

Vetëm faqen e parë

Të na tregojë ne tokësorëve

Magjinë e mistereve të saj…

 

GJAHU MJERAN I SHTRIGAVE

Lulet e kumbullës

Kanë kohë që fluturojnë

Me ballin e brengosur

Nga smogu e cmira.

Fluturat, kur nektari

Nuk del në shteg si gjah i majmë,

Ikin në një planet të panjohur

Për të dimëruar si statuja pa shpirt.

Mua më tremb yryshi jot

Për gjueti shtrigash ke humbur e bjerrë

Pasionet e rinisë kur nisja për diku

Është tjetërçka e jo maskë e çjerrë!

 

ODISEJADA

Duart vendos mbi pllakat homerike,

Të zbritura nga lart, urdhëresat pa urdhër,

njeriun e lëshuar si pré

në arenën e luanëve,

në arenën e shumë zotave .

Është jeta . Odisejada ime .

Duhet t’i bindem.

Nuk pres shumë nga zhurma e dallgës që përplaset mbi rërë,

As nga pulëbardha që lajmëron tokë,

e as nga lajmi i fundit i gjetur në shishe

dy mijë vjet më vonë…

Tani lëri retët të vazhdojnë rrugëtimin qiejsh,

ngrij velat e tua në direk.

Mbushe me ajër kraharorin

dhe ec, ec,ec …

Vetëm ec …

S’duhet ta dëgjosh thirrjen e sirenave …

Lëre pas krahëve,

mos i ndaj sytë nga lind dielli mbi kreshtë.

sec me del nje ?

 

PSE JO,RASTIS

 

A mundesh me dalë, me u nda a mundesh

Prej lëkurës tënde të djersitur,

Në se jo më tundon dhe me këtë aromë

Teksa rri shtrirë nën hijen e mërzitur.

I bëj sfidë të pamundurës kryeneçe Egon e sëmurë e harroj s’di se ku, Viroza e stinës me putra të lagështa S’di ku bën mriz gjithashtu.

Kot i hukat eshtrat me trille

Dielli bie në komë sa vjen muaji gusht, Perden e harresës nuk e lë të bjerë Rastis ta qëlloj dhe me grusht.

PËR NË OLIMP RRUGËN MA TREGOVE

Ëndrrat e dlira

Nën sqetullën tënde i struka,

Dhe gjakun në damarë

Më të kuq se rubinët e pata.

Më rrëshkiti vështrim tinëz

Përtej mbi shtratin e lumit

Në kërkim të Zeusit e graha

Tërkuzën e tundimit.

Mbi etjen e buzëve të tua

U shkriva si të isha bulëz vese,

Në qemerin e shpirtit tënd

Me skatul e pastrova honin

E hamëndjeve e mëdyshjeve

Që deri vonë nuk patën gjumë.

Për sa kohë rri në pritje

Me areolën e agimit të kuqërremtë,

Ti ma shtron rrugën e ma jep në dorë Pishtarin me flake

E për në Olimp më prin..

 

MOS NGURRO TË LUTEM

 

Më thuaj miku im

Pse e kap për leckash ëndrrën,

Si guxon kur titrat e saj

Janë kode që ti nuk i kupton?

Pas ëndrrës së zhdjergun

E pas hamendjesh të zhegituna

Pse kacaviresh pas viaskave të fatit Për të vozitur pak më vonë

Në rudinat e hapësirave të asgjësë

Të shtruara si qilima nga askushët?

Më thuaj, miku im,

të lutem shumë

A mundesh me e ndez ashklën

E fundit e të bërë shkarpë

Nga bliri plak që tendoset e tkurret

Prej t’hollimit të halleve të përditshme Me ethet e rritjes së filizave të njomë.

E me mazën e buzëve të spërkatura Me lëng qershie në djerrinën e lagët Në stomin ku thinjat thinjen sak!

Më thuaj, të lutem miku im

A është lindja e diellit mbi Korab

Njera nga magjitë ku njerëzit besojnë

Më shumë se vozitja me varkë në Had?

A i varin diku mbi asgjë ëndrrat

E vargojtë e gjakut i lëkundin?

Më thuaj, mos hesht e mos ik

Pa më thënë se koha po na çmend, Duke na i lodhur ruazat e kurrizit

Për të na bërë më të fortë se hiçi!

Teshtima të molisura numëroj

Në sarkofagun e duhmave të lagështa, Të varreve të harruara në periferiKu urtanët e poetët pa hise nuk janë!

Teembramja mos shko larg

Pa më thënë se një hije mortale,

Të nguc me i ba bashkë zemrat

E kjoftëlargut me ja dhanë për meze!

Pritjen shekullore mos ma trishto

Ma palos e ma lër në fund të kopshtit,

Se vjen fëmijëria ime turravrap aty

Për të dëgjuar se ç’ka deshte me më thanë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...