"Gusht", rikthehet në skenë aktorja Merita Xhani

Hënë, 04 February 2019 15:52

Teatri Kombëtar sjell në skenë dramën "Gusht: Portret Familjar", vepër e autorit Tracy Letts. Me regji nga Spiro Duni dhe me një kast aktorësh të njohur vepra vjen premierë më 15 shkurt, por për të vijuar dhe net të tjera për publikun në “arTurbina”. Rikthehet me këtë vepër pas shumë vitesh mungesë në jetën artistike në Shqipëri aktorja Merita Xhani, për të vijuar në role me Luli Bitri, Eva Alikaj, Dritan Boriçi, Flaura Kureta, Elia Zaharia, Ligoraq Riza, Neritan Liçaj, Myzafer Zilfa, Niada Sailiasi, Marget Caushi dhe Doriana Caushi. Në skenë aktorja Merita Xhani, që pas viteve ‘90 është larguar në Itali rikthehet me rolin kryesor atë të Violeta Ueston. Në aktivitetin e saj ndër vite përmendim role në shfaqjen “Edipi mbret” regjia M. Martone; “Est-Ovest” (Lindje- Perëndim) regjia C. Comencini apo dhe angazhimin e saj në filmat e huaj si “Amore imperfetto” (Dashuri jo perfekte) regjia G.Maderna; “Guardie dei cofini” (Rojet e kufijve) film për televizionin Zviceran; “Un posto al sole” (Një vend në diell) film televiziv serial Rai3; Maria Jose (L'ultima Regina) në rolin e regina Elena) mbretëreshës të Italisë, film për Rai1, regjia C.Lizzani. Por dhe aktorët e tjerë që ka zgjedhur regjisori Duni këtë herë në vepër janë emra të vlerësuar për aktivitetin e tyre ndër vite. Familja e ditëve tona, kriza edhe drama e prindërve, që ndikon edhe në jetën e fëmijëve, të cilët nuk arrijnë të krijojnë një të ardhme të qetë, është tema që trajton shfaqja “Gusht: Portret Familjar”, e cila çel këtë sezonin artistik të Teatrit Kombëtar në “ar'Turbina”. Sipas regjisorit Spiro Duni drama nis me një humbje, por familja ka degraduar. “Jemi një lagje e Amerikës, siç është e gjithë bota mund të them që ne kemi fenomene dhe më të egra siç tregon historia jonë e përditshme. Pra vepra është një lloj apeli për të gjithë këtë që po ndodh, për degradimin e familjes, ku arsyet janë shumë. Është kodi gjenetik, jeta kaq e ashpër, janë elementët pastaj si alkoolizmi i babait, çmenduria e nënës nën efektet e drogës. Por ai e sjell me një art kaq të madh që është mëkat dhe krim të mos e shijojë dhe spektatori ynë”, vijon ai për premierën e datës 15 shkurt në “arTurbina”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...