Vërshim kujtimesh/Cikël poetik nga Anelja Lako

E mërkurë, 06 February 2019 09:56

Veç ti...

Mbrëmja hedh perden pak e nga pak,
Vjen mesnata e gjumi përpëlitet në sy;
Kujtimet doja ti çoja tutje, shumë larg,
Doja një natë të flija, pa të menduar ty.

Por, më erdhën ëndrrat, nuk i ndala dot,
Flisnin me mua, gjumi m'u trazua përsëri...
Unë zgjohu e fli...por qenka fare e kotë,
Në botën e ëndrrave sërish m'vjen veç ti...
Ok
Gishta, flokesh ngateruar
Kacurelave mrekulli
Era frynte ëmbël , shtruar
Unë e ndjeja si stuhi
Doja që ti rregulloja
Po nuk munda, nuk e di. ..

 

Atë mesditë...

E vetme në shtrat, bëja sikur po flija,
Nën qerpikë, e pata lënë një dritare;
Djaloshin kur të hynte, unë ta shihja,
Capkeni i bukur po më lajthiste fare. ..

U hap dera e u afrua dalë e ngadalë,
Por unë bëra si në një gjumë të dytë;
Nuk ma mori mendja...buzët ky djalë,
M’i vuri mbi buzë e unë përpëlita sytë...

Ndërsa zemra më rrihte si akrepa ore,
Fola heshtur, teksa digjesha si shpuzë...
Ndoshta, tani po flija, kapur prej dore,
Teksa...po e puthja edhe unë në buzë!


* * *
Ajo nuk qe një ëndërr, as fantazi,
Atë mbrëmje, kur çdo gjë ndaloi;
Si t’dehur u putheshim nëpër shi,
..Ishte mrekulli, edhe shiu pushoi!

Ndali n’trupat tanë, t’kthyer prush,
S’e ndjenim shiun, ishim të marrë!
Binte ngadalë, por ne tani me buzë,
Trupit të njomur...i shkrepëm zjarr!


* * *
Vërshim kujtimesh

Nata ka lëshuar errësirën e saj
Rrezja e hënës në dritare bie
Dëgjoj zhurmën e erës larg larg
Është një mesnatë e trazuar
Me shi dhe era që fishkëllen
Dhe vijnë kujtimet si lumenj të rrembyer
Në mendjen time.

I mblodha kujtimet si gjethet e vjeshtës
Që mbulohen nga shiu
I gjeta fjalët...
Me erën e maleve i cova larg
Ëndrra vjen ulet në shpirtin tim
Rrahjet e zemrës
Prishin qetësin e natës
Malli për ty jeton me mua.

Ndjenja prek dashurinë mureve të vetmis
Dhe shpirti lodhet nga nostalgjia
Hija e pikëllimit futet në derën e shpresës
Dhe dua një fjalë të bukur sonte
Të më qetësoj ëndrrat
Shpirtin të ma ledhatoj
Dhe zemra mos të dridhet nga malli

Eja këtë natë nisu me eren
Më largo nga kjo vetmi
Ti mi di dëshirat dhe unë do të pres
Si dita që pret rrezen e diellit
Me vesën e mëngjesit të largoj ëndrrat
Ja kështu do te pres pa asnjë fjalë.

 

Ku më rri ,pse nuk më thua
Të kam pritur kaq kohë
Gjumi më zë duke ëndërruar
Zemrën time ti e do.

Gjumi natën nuk më vjen
Zemra mbush me drithërimë
Nuk e di cpo ndodh me mua
Dashuri e shpirtit tim.

Pse nuk flet kur vjen në ëndërr
Pse më rri ashtu si hije
Do ja grisë terrin natës
Do vendos dëshirat si yje !

 

Nostalgji për shiun

Drurët po i shkundin gjethet
Shiu ka nisur nuk di të ndalet
Natyra është zgjuar trishtueshem
Edhe detit nuk i pushojne dallgët.

Pikat e shiut në shpirt më trokasin
Era që fryn shiun e përplas
Pikat rrëshkasin në flokët e mi
Dhe si për cudi krijojnë njē melodi.

Njē dëshirē papritur më erdhi në mëndje
Me pikat e shiut doja të vallzoja
Në pellgjet e rrugëve të mbushura plot ujē
E njomur nga shiu ashtu e bërë qull.

Retē e ngarkuara në qiell vallëzojnë
Plot shi sjellin dhe me suferinë
Për cudi kujtimet mē vijnē
Dhe sot për kētē shi ,ndjej nostalgji. ..

***

Modifikuar më E mërkurë, 06 February 2019 10:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...