“Përjetësia femërore” bashkon 36 mjeshtra të pikturës në një ekspozitë

E Enjte, 07 February 2019 18:53

Imazhi femëror  mbetet ndër subjektet më frymëzuese në çdo periudhë të artit pamor lëvruar prej artistëve të dy gjinive. Trajtimi i saj me gjuhën e pikturës në teknika të ndryshme ndër vite vjen në ekspozitën “Përjetësia femërore” kuruar nga Artan Shabani, në rezidencën e Italisë në Tiranë

Janë 36 emra të njohur, mjeshtra të pikturës të cilët pasqyrojnë figurën femërore në bukurinë, forcën, inteligjencën, dramacitetin realizuar në portrete e kompozime.

Ky prezantim vjen i ndarë në tri periudha në vitet 1920, ku kuratori ka preferuar ta nisë me një portret të lirikut të shquar Lasgush Poradeci.

Intensitetin më të lartë e mbart salla e dytë ku vjen figura femërore në periudhën e realizmit socialist.

Figura femërore vjen e plotë në këtë ekspozitë, me gjithë dimensionin e saj e shtrirë në historinë shqiptare  shpjegon kuratori Artan Shabani.

Kuratori e ka nisur ekspozitën në mënyrë atipike, me një portret të Lasgush Poradecit realizuar në vitin 1923. Suzana Varvarica prezantohet me një krijim të vitit 1989, e cila asokoho u ndalua.

Edhe Lek Tasi gjatë krijimtarisë së tij ka prekur elementin femëror, gjithnjë duke pasur një thellësi mendimi, në këtë rast sjell rivalitetin në art gati në kufijtë e tragjikes.

Ekspozita e cila është hapur më 4 shkurt do të qëndrojë deri më 30 prill 2019 për publikun në rezidencën e Italisë, në Tiranë. Vizitorët duhet të prenotojnë online në faqen e ambasadës italiane, për të parë nga afër këtë koleksion pikturash.


Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...