“Streha mes reve”, për nxënësit e shkollave të Shkodrës

Premte, 08 February 2019 15:03

Filmi “Streha mes reve” me skenar dhe regji nga Robert Budina u shfaq për nxënësit e shkollave në zonën e Shkodrës. Sipas organizatorëve është kënaqësi komunikimi me artin për brezin e ri. “Kënaqësi ti komunikosh brezit të ri filmin art, për më tepër atyre që vijnë nga zona që kontaktin me kinemanë nuk e kanë të përditshëm. “Streha mes reve” shfaqet tani për nxënësit e shkollave të mesme të Bushatit, Bërdicës dhe Dajçit në Shkodër”, njoftohej për filmin. “Streha mes reve” financuar nga QKK Shqipëri është në bashkëprodhim me Digital Cube Rumani. Me producente Sabina Kodrën "Streha mes reve" me skenar dhe regji nga Robert Budina në dhjetor të vitit që lamë pas erdhi premierë për publikun në Tiranë. Për ti afruar të rinjtë më kinemanë krijuesit e filmit po zhvillojnë dhe takime me nxënësit e shkollave që ndjekin filmin për të diskutuar mbi temat që trajton filmi, në kuadër të edukimit përmes artit dhe kulturës. “Streha mes reve” e regjisorit Robert Budina si premierë botërore u shfaq në kuadër të festivalit “Tallinn Black Nights Film Festival”. I përzgjedhur për seksionin zyrtar, filmi spikati për skenat e realizmit magjik të xhiruara në natyrën e mrekullueshme të Valbonës, lojën e jashtëzakonshme të aktorit protagonist Arben Bajraktari në rolin e Besnikut, skenarin origjinal dhe temën e tolerancës dhe bashkëjetesës fetare.

Në rolet kryesore interpretojnë aktorët si Arben Bajraktaraj, Esela Pysqyli, Bruno Shllaku, Irena Cahani, Osman Ahmeti, Muzbajdin Qamili dhe Virus Shala. Filmi rrëfen, historinë e Besnikut një bariu, besimtar i devotshëm mysliman, i cili zbulon që xhamia e vjetër e fshatit të vogël ku ai jeton, në Veri të Shqipërisë mes Alpesh, ka qenë dikur kishë. Ky zbulim hap debate të zjarrta në komunitetet e ndryshme fetare që jetojnë aty. Besniku është pjesë e një familjeje anëtarët e së cilës kanë besime të ndryshme dhe bashkëjetojnë në paqe me njëri tjetrin, deri ditën që Fadili babai ish komunist i familjes vdes, dhe atyre u duhet të ndajnë shtëpinë e vjetër në fshat mes tyre. Këtë vendim e bën të vështirë, amaneti që babai ish komunist ka lënë. Në rininë e tij Besniku ra në dashuri me një vajzë nga një familje e persekutuar dhe Fadili duke qenë komunist i thekur nuk e lejoi të birin të realizonte ëndrrën e tij. Kjo i shkaktoi Besnikut një traumë që koha nuk e shëroi. Fadili e vuajti gjithë jetën kompleksin për traumën që i shkaktoi të birit, të cilën u përpoq ta shlyente me amanetin që la në fund të jetës.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...