“Gjurmë pa shenjë”, filmi që ndërthur aksionin, dramën dhe romancën

Hënë, 11 February 2019 13:54

“Gjurmë pa shenjë” është filmi më i ri shqiptar që pritet të nisë xhirimet së shpejti. Regjisorii, ndan me publikun disa nga detajet e filmit që do të xhirohet në Shqipëri dhe jashtë kufijve. Kastit i janë  bashkuar edhe aktorë të njohur shqiptarë.

“Të gjithë do ta shisnin të kaluarën nëse do të mund të blinin lumturinë….”

Filmi “Gjurmë pa shenjë” i zhanrit aksion, dramë, romancë, me skenar dhe regji të Maksim Alidinit dhe Drejtor Fotografie Lorenc Pelushaj pritet të nisë xhirimet së shpejti në Shqipëri, Kosovë, Itali dhe Zvicër.

Historia e dashurisë së dy të rinjve që përjetojnë dramën e ndarjes, e vendos personazhin kryesor, Maksimin në një betejë për hakmarrje.

Maksim Alidini: Gjithë filmi nis si histori dashurie dhe më pas kthehet çdo gjë në aksion, nga hakmarrje në kërkim të vërtetës. Është i bazuar në një histori të vërtetë.

Aktorë të njohur shqiptare janë përzgjedhur pjesë e kastit.

Maksim Alidini: Filmi do të ketë disa prej artistëve më të njohur shqiptar.Emrat janë surprizë.

Ambiciet e produksionit për këtë film janë të mëdha dhe synojnë të kalojnë kufijtë e Shqipërisë. 

Maksim Alidini: Filmi po bëhet që të paraqitet në Festivalin e Kanës dhe në Festivale të tjera jashta.

“Kur bëhen bashkë miqtë dhe armiqtë për të thurur plane kundër teje, atëhere je një hap larg suksesit...”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...