Fëmijët nuk po lexojnë më libra

E Enjte, 14 February 2019 17:59

Të lexosh nuk mjafton vetëm të dish gërmat por të depërtosh në botën e mesazheve universale e ta rrokësh atë. Librat për fëmijë janë një pasuri e rrallë dhe e larmishme e ideve të cilat ndikojnë në procesin e formimit të fëmijës. Por fenomeni i leximit te fëmijët duket se po zbehet dita-ditës. Kështu shprehet njëri nga kolosët e letërsisë shqipe për fëmijë, Gaqo Bushaka, i cili thekson se kjo letërsi për fëmijë po kalon një periudhë tranzitore.

Bushaka: Fëmijët lexojnë shumë më pak se sa lexonin përpara. Duhet ti kushtohet një rëndësi e veçantë botimit të librave.

Libri çdo ditë e më shumë po largohet nga duart e lexuesve të vegjël.Kjo për shkak se çmimet nuk përballohen dot nga prindërit. Një problem që shtrohet është çështja e gjuhës shqipe, e cila në shumë përkthime çalon. Detyrimisht gramatika dhe gjuha shqipe në terësi shkon e mangët te fëmijët.

Bushaka: Duhet t'u kushtohet vëmendje shumë autorëve shqiptarë sepse me leximin fëmija thith dhe gjuhën. Ndoshta vetë përkthyesi nuk ka arritur të gjejë thelbin e këtij libri.

Libri është guri i themelit në përgatitjen dhe zhvillimin intelektual të fëmijëve dhe orientimi i të vegjëlve drejt leximit dhe drejt librit fizik mbetet një sfidë e kohëve moderne.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...