Nënat/Cikël Poetik nga Sakip Cami

Diel, 17 February 2019 18:35

 

LIRIA

Lëshoje fjalën lirisht

Idhulli i fjalës së lirë, e vërteta

Rrite fëmijën trimërisht

I thuaj jo padrejtësive

Asgjë nuk është e përsosur pambarimisht

 

NËNAT

Në këmbë qëndrojnë ditë e natë

Ëndrrat t’i rrisin të lira

Në zemra mbajnë fëmijët, në sy

Asgjë s’i ndan nga fëmija

Të bukurat, të urtat, të mirat.

 

DIBRA

Dritare diturie, sofër bujarie

Idhull shqiptarie, shembull urtësie

Bashkë me Kosovën dhe Çamërinë

Rendite hallet për të qarë

Arriti kohë e Arbërisë, gëzohuni !

KORABI

Kryekështjellë  e Shqipërisë

Oxhak trimërie, log burrërie

Rrëzë teje Drini shushurit

A thua janë vëllezër binjakë

Betejë pas beteje fitoret rendit

I qofshim falë, strehës së Përëndisë

 

DRINI

Desha ta imitoja vrullin e tij

Rrebeshe kaloi e rrebeshe përballon

I ashpër, i bukur, i kristaltë

Nga Driloni në Rozafë

I shtrin krahët dhe dritë lëshon

 

SHQIPËRIA

Shqiponja nga flamuri

Hap krahët, fluturon

Qielli e pret si bijën e tij

I lëshon za bijve të saj.

Prej fjalës së lirë

Ëngjëjt flenë gjokszbuluar

Rrituni ju, o ëngjëj

I kam falur siguri e ardhmëri

Arbërisë tej e mbanë. 

 

FLAMURI

Fluturo mbi male, shqiponjë e lirë

Liria për ty, ajri që thith

Atdheu yt, Shqipëria e shqiponjave

Mu në mes të saj krahët i ka shtrirë

Ulur mbi gjak, gjaku të rinon

Rritur mbi plagë, plagët të lartojnë

I thuaj botës mbarë: “Jam Shqipëria”.

 

VALBONA

Valë valë ulesh e ngrihesh

A thua je zanë, a thua je lumë

Lumi më i bukur, më i kristaltë

Bona të thërras si bijën time

Oh, ju të dyja mua po më çmëndni

Nisu drejt meje, malli po më bren

A nuk e shihni se po zbardhem ?!

 

Hoxhë Moglica, luftëtari

 

Moglicë e vogël të dha emrin e saj

Të dha shpirtin dhe emrin e madh

Gollobordë e Dibrës të mëkoi me lirinë

Përëndia të mësoi të duash Shqipërinë.

Profeti Muhamed me fjalët epope:

O njerëz mbi tokë, s’ka fe pa atdhe

Ndaj hoxha predikonte tek njerëzit:

 gërmat e alfabetit janë bekim i Muhametit

Mësoni gjuhën shqipe, mësoni në Shqipëri

Se gjuha është pararendëse e lirisë

Se gjuha është dhuratë e përëndisë

Se gjuha jonë shqipe, e para ndër gjuhët e tjera

Tashmë ka nevojë të shkruhet,

të këndohet si ngahera

Ndaj 500 abetare shqipe i solli

Nga Turqi e largët, nga Stambolli

Në arkat e drurit prej dushku

I transportoi dhe i shpërndau Vasil Pleushku

Dhe në Elbasan dërgoi jo pak, por tetë

Tetë djem të rinj me syrin tek retë

Tetë njerëz të etur për dije

Ata që do të bëheshin arsimtarët e ardhshëm

Ata që do të rrezatonin rreze diturie.

I dashur Luigj*, po të dërgoj tetë

Janë sypetritë, janë atdheu vetë.

I shkruan Gurakuqit, drejtorit të parë

Për dije e shqiptarizëm janë luftëtarë.

Shtëpinë e tij, kullën në Moglicë

E ktheu në fortifikatë-shkollë

Edhe luftohej, edhe mësohej.

Ashtu ish koha, dhe kohës i shkoi pas

Ai që me Abdyl Beun  dhe Pashanë Iljas

Ngritën edhe Lidhjen, ngritën dhe kalanë

Ngritën dhe vetëdijën, gatuan lirinë

Thirrën  nga Stambolli edhe Ismailë

Ngrije Ismail Bej se jemi me Ty

Jemi me Isanë, jemi me Shqipninë.

Hej Hoxhë Moglica, o dibrani i shekullit

I shekullit të njëzetë, por dhe të 21-të

Burra si ti, zor se nëna lind

Burra si ti, sa shumë i duhen kombit

I duhen dhe sot se gjuha po harrohet

I duhen dhe sot se vendi po copëtohet

I duhen dhe sot se po vidhet toka

Po vidhet deti, po e shkund tërmeti

Dhe burra si ti nuk dalin prej nji shekulli

Hej hoxhë Moglicë, fol me Muhametin…

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...