Emin Riza: Ministria e Kulturës ka shkatërruar monumentet e kulturës. Nuk e çan njeri kokën tek ne!

E Enjte, 21 February 2019 14:43

Akademiku Emin Riza, njëkohësisht dhe hartues i dosjes së Gjirokastrës dhe Beratit për në UNESCO shprehet se sot gjendja e monumenteve të kulturës në vend lë për të dëshiruar. Për akademikun janë shumë pak ndërhyrjet që bëhen nga institucionet përgjegjëse të trashëgimisë që sipas tij ka pasoja për monumentet e kulturës. Monumentet kërkojnë ndërhyrje që kanë munguar. Sipas tij duhen plane për Gjirokastrën, por duhet ta bëjnë ata që e njohin atë dhe që janë profesionistë. Për akademikun Emin Riza, Ministria e Kulturës nuk ka bërë asgjë, madje sipas tij bërë shkatërrimin, sepse kanë munguar ndërhyrjet në banesat monument kulture në Gjirokastër dhe mosndërhyrja është shkatërrim. Për akademikun Emin Riza sot Instituti i Monumenteve të Kulturës është nga institucionet kryesore për trashëgiminë në vend, dhe drejtuesit e tij nuk duhet të zgjidhen sipas dëshirës së ministrit të Kulturës, por të jenë njerëz të kualifikuar nga instituti.

 “Nuk restaurohen monumentet me tendera, por çfarë të thuash. Duhen specialistë që ta bëjnë restaurimin. Kemi sot tenderat në trashëgimi, që kjo nuk është e drejtë. Në kohën tonë kur punonjësit ishin pjesë e IMK dhe kishte ndonjë ndërhyrje të madhe atëherë vetë instituti nëpërmjet degëve të atelieve i zgjidhte ndërmarrjet zbatuese, jo me kriterin kush e bën punën me lirë, por kush bën restaurim. Duhen plane edhe për Gjirokastrën, por duhet ta bëjnë ata që e njohin atë dhe që janë profesionistë. Ministria e Kulturës nuk ka bërë asgjë, ka bërë të kundërtën e asgjësë, ka bërë shkatërrimin. Sepse kanë munguar ndërhyrjet në banesat monument kulture në Gjirokastër dhe mosndërhyrja është shkatërrim.

“Bypass” është një marri. Ne jemi të famshëm për marrira. Ne duam të bëhemi të shquar për marrira dhe jo për punë që janë në përputhje me kriteret me ruajtjet e vlerave të trashëgimisë kulturore. Si mund të bëhet atje një “Bypass”? Ty turisti vjen për të parë vlerat e Gjirokastrës. Çfarë është ky projekt “Bypass” ? Janë marrira. Janë projekte të atyre që duan të përfitojnë para. Unë që kam qenë drejtor i Institutit, deputet, etj, jam akoma në shtëpi me qera, sepse jam i ndershëm. Edhe kur isha drejtor i Institutit kisha një dhomë e kuzhinë. Tani jam në shtëpi me qera.

Gjendja e monumenteve të kulturës në Shqipëri është absolutisht në mospërputhje me detyrat, që duhet të ketë shteti, i cili e ka shpallur këtë trashëgimi në mbrojtje shtetërore. Aq më tepër për dy qendra historike të Beratit dhe Gjirokastër, që janë pasuri botërore, që është vlerësimi më madhor botëror për këto vlera, të cilat nuk i përkasin më vetëm popullit shqiptar, por edhe Europës dhe mbarë botës.

 Më vjen shumë keq për gjendjen që kanë sot monumentet e kulturës në vend. Unë po e them sërish që ajo që shkatërrohet mund të bësh kopjen e asaj, por ajo nuk është origjinali. Specialisti nuk e pranon atë. Të marrësh dhe ta ndërtosh pjesërisht që mos të vijojë më tej dëmtimi, por kur janë mundësitë për tu ruajtur monumenti duhet të bëhen ndërhyrje. Karta e restaurimit të Venecias thotë qartësisht në një nen të saj: Thelbi i restaurimit është vijimësia e ndërhyrjeve mirëmbajtëse. Por këto kanë munguar në monumentet tona prej vitesh, i lënë të shkatërrohet fare dhe më pas marrin e bëjnë siç ka qenë. Por është marri. Po jua përsëris vijimësia e ndërhyrjeve mirëmbajtëse është thelbi i restaurimit. Sepse ndërhyrjet mirëmbajtëse sapo fillon që dëmtohet ti e mbaron dhe nuk lejon dëmtime të mëtejshme dhe rindërtime, që pastaj janë gjëra që nuk kanë vlerën e tyre. Por tek ne ka pasur dhe restaurime të gabuara.

 Nuk çan njeri kokën për monumentet tek ne. Monumentet janë një pasuri e pazëvendësueshme. Një urë, një rrugë, një ndërtesë shoqërore mund të presë edhe 30 vjet. Por monumentet po u shkatërruan pjesërisht por dhe plotësisht janë të pazëvendësueshëm. Shkatërrimi i monumenteve është një veprim i pazëvendësueshëm i vlerave të tyre origjinale. Ndaj duhet patjetër që me ato fonde që ka shteti përparësi duhet të kenë edhe monumentet. Është një gjë që nuk duhet neglizhuar”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...