“Vera andrron detin” po vjen, Kaltrina Krasniqi së shpejti në sheshxhirim

Premte, 22 February 2019 11:51

Filmi “Vera andrron detin” me regji të Kaltrina Krasniqit, është filmi i parë i kësaj regjisore që përveshë mëngët për film të metrazhit të gjatë

“Vera andrron detin” është projekt i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe tashmë ekipi i këtij filmi është kompletuar dhe bëhet e ditur se janë në prag të xhirimeve.

Sipas një njoftimi, xhirimet e këtij filmi do të nisin më 12 mars, kurse aktorët që do të luajnë në këtë film janë: Teuta Ajdini, Alketa Sylaj, Astrit Kabashi, Refet Abazi, Xhevat Qorraj…

Filmi është me skenar të Doruntina Bashës, kurse ka dy produksione, atë Papadhimitri Production nga Shqiperia dhe Dream Factory nga Maqedonia.

Në sinopsisin e këtij filmi shkruhet se Vera e Fatmiri e kanë një vajzë të falur, Sara (30), aktore, e cila është zhbirësuar nga Fatmiri kur ka mbetur shtatzënë dhe ka refuzuar të martohet. Si pasojë, Fatmiri e ka përzënë nga shtëpia dhe mbështetja financiare, dhe ia ka ndaluar Verës që ta takojë. Vera, megjithatë, e ka ruajtur marrëdhënien me Sarën dhe mbesën e saj, Hanën (5), duke e takuar fshehtë, kryesisht gjatë pauzave të drekës gjatë ditëve të javës…

aktoret.jpg

Modifikuar më Premte, 22 February 2019 11:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...