Filmi “Love” i Donis Papadhimitrit, së shpejti premierë në kinema

Tuesday, 26 February 2019 12:45

Filmi “Love” pritet të vijë premierë për publikun në kinema. Një film me regji nga Dionis Papadhimitri, që është i xhiruar vitin e kaluar në Tiranë. Në role janë aktorë të njohur që publiku i ka vlerësuar në skenën e teatrit, por edhe në kinema, dhe tani janë në një tjetër projekt kinematografik që pritet të jetë gjatë muajit mars premierë. Skenari i filmit “Love” është shkruar nga Dionis Papadhimitri dhe Irivin Muçaj dhe në role janë aktorët Genti Kame, Gent Hazizi, Gentian Zenelaj, Herion Mustafaraj, për të vijuar edhe me Luli Bitri, Rozi Kostani, Olta Gixhari dhe Sara Kolami. Në qendër të filmit artistik “Love” qëndron Geri, rolin e të cilit e luan aktori i njohur Genti Kame. Geri një mashkull rreth të 40-tave i lodhur nga jeta në Itali, ai vendos që të kthehet në vendlindjen e tij në Tiranë. I palumtur nga martesa prej dhjetë vjetësh Geri vendos të jetojë pa bashkëshorten e tij në Tiranën e zhurmshme të klubeve, pubeve, diskove ku takohet me miqtë e tij të mirë Tomin, Mondin dhe Danielin, role të luajtura nga aktorët Gent Hazizi, Gentian Zenelaj dhe Herion Mustafaraj. Por një zë i vazhdueshëm e shoqëron në çdo periudhë të ditës. Është Ela, që në film luhet nga aktorja Luli Bitri, gruaja e tij që ka lënë në Itali. Pasioni për seks me dashurinë e tij të parë, Fionën rol i luajtur nga aktorja Rozi Kostani dhe lidhja me një vajzë të re Elizën, një rol i luajtur nga Olta Gixhari e bëjnë Gerin që të pakësojë numrin e anti depresivëve që ai pi. Por kjo zgjat deri në ditën që Ela vjen duke i prishur balancat e tij dhe nëpërmjet kontrollit që arrin të vërë mbi të e rrënon këtë marrëdhënie, duke e bërë Gerin të pajtohet me statusin e një martesë lineare, ku dashuria është një term i harruar. Si gjithmonë fundi është i njëjtë kthehet sërish te ajo, zëri që i prishte qetësinë. Filmi "Love" është një prodhim i shtëpisë kinematografike Papadhimitri Film Production. Filmi është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe producenti Klajd Papadhimitri, i cili bën me dije në punën me këtë projekt ka mbetur vetëm miksazhi. Filmi me metrazh të gjatë nga Papadhimitri Production dhe i financuar nga QKK është i mbështetur si projekt në realizimin e tij edhe nga Bashkia Tiranë.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...