“Antigona”, premierë së shpejti në skenën e Teatrit Eksperimental

Hënë, 04 Mars 2019 15:38

Drama “Antigona” së shpejti vjen premierë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Vepra shkruar nga Jean Anouilh është përkthyer nga Ekrem Basha dhe e sjell në skenë regjisorja Andrea Brusque. Vepra shfaqet premierë më datë 9 mars në skenën e teatrit dhe regjisorja Brusque shprehet se përcjell mesazhe, që kalojnë kufijtë. “Jam e apasionuar me Antigonën e Jean Anouilh, sepse kjo heroinë kontemporane përcjell mesazhe që i kalojnë kufijtë. Është historia e një vajze të re që thotë jo, që kundërshton. Ajo thotë atë që mendon, dhe kjo liri e të shprehurit do ti kushtoj jetën, një jetë që nuk ia vlen ta jetojë ndryshe”, shkruan regjisorja Andrea Brusque. Ndërsa puna me aktorët ka disa kohë që ka nisur për të sjellë shfaqjen në teatër, regjisorja shprehet më tej se të gjithë e kanë brenda vetes një Antigonë. “Përballë Antigonës edhe më i fuqishmi bëhet i dobët, sepse e vetmja që nuk e bëjmë dot është të detyrojmë dikë të jetojë.  Unë besoj se të gjithë ne kemi brenda vetes një Antigonë, e cila kur zgjohet na inkurajon të bëjmë zgjedhje radikale. Ky konflikt konflikt midis tiranit dhe revolucionarit është diçka që na prek thellësisht pasi ka të bëjë me të gjithë ne”, shprehet mes të tjerave regjisorja në tekstin e saj mbi veprën, që pritet të vijë premierë në Teatrin Eksperimental për publikun. Sipas regjisores autori Jean Anouilh luan mrekullisht me kodet e tragjedisë. “Me humor dhe me distancë ai të kujton së të gjithë personazhet do të vdesin dhe kjo është e pashmangshme, por lajmi i mirë është që ne, spektatorët, jemi gjallë, ndaj ka ende shpresë”, vijon regjisorja Andrea Brusque. Premiera vjen në skenë më aktorët e teatrit Laura Nezha, Ervin Bejleri, Romir Zalla, Xhino Musollari, Xhulia Musagalliu, Adriana Tolka, Endri Çela, Klejdi Metaj. Skenograf Beqo Nanaj dhe kostumografe Sofi Kara

Login to post comments