“Fqinjët” humor në Gjirokastër me marrëdhëniet greko-shqiptare

E Enjte, 07 Mars 2019 15:20

Teatri “Zihni Sako” në Gjirokastër sjell premierën e tragjikomedisë “Fqinjët”. Vepra e shkruar nga Ruzhdi Pulaha me regjisor Milto Kutalin është premiera e parë këtë vit. Situatat dhe ngjarjet tragjikomike nën interpretimin e trupës së aktorëve mbartin emocione të veçanta gjatë gjithë shfaqjes. Vepra vjen në skenë për publikun në datat 8, 9 dhe 10 mars këtë javë por do të vijojë dhe net të tjera për publikun. Drejtori i teatrit njëkohësisht dhe aktor në shfaqje, Kudret Alikaj tregon se është një vepër që përcjell mesazhe. ““Fqinjët” është ndoshta vepra që flet me shumë dhe për ngjarjet e kohës, për miqësinë, për marrëdhëniet, popujt kanë qenë shumë mirë me njëri- tjetrin, por është politika që i ka trazuar dhe qarqet ndryshme e nacionalizmat e tepruar. Është vepër që i flet bashkëjetesës dhe harmonisë”, tregon Alikaj.

Në role janë aktorët Kudret Alikaj, Liliana Kumbaro, Rrapo Kapurani, Dajana Nenaj, Alisa Gushi, Viktor Çaro, Mimoza Kola, Erdit Asllanaj, Serkida Rapollari, Erion Hinaj dhe Delvis Bejleri. Me regji nga Milto Kutali, skenograf në vepër është Gazmend Koçollari. “Fqinjët” vjen në skenë si një vepër aktuale jo vetëm për kohën në të cilën jetojmë, por edhe për problematikën dhe idetë që transmetohen. Ngjarjet zhvillohen në një fshat të Greqisë së veriut, në shtëpinë e një fermeri grek. Barba Kosta jeton me familjen e tij dhe kantinën e verës të cilën ku ka punësuar një familje të re shqiptare në biznesin e tij. Dashuria e nipit Marko me Borën, motrën e Beharit (Lefterit), përbën ngjarjen shkakore që nxit zhvillimin dramaturgjik. Konflikti bazë është kombësia e dy të dashuruarve. Konflikti bëhet shumë i fortë dhe në të njëjtën kohë krijon edhe situatë me shumë humor, por dy të rinjtë kanë një aleat shumë të fortë, Barba Kostën dhe Jaja Aspasinë, e cila e do Bardhën si vajzën e saj. Me ardhjen e prindërve të Bardhës, Vasilit dhe Shegës, vepra merr një zhvillim të ri, por pa anashkaluar dashurinë e dy të rinjve e cila vendoset në një situatë vërtetë të vështirë.

Pas disa dramave të suksesshme para vitit 1991, si “Maro Mokra”, “Mësuesi i letërsisë”, “Përballë vetes”, “Nën dritat e skenës”, “Doktori pacient”, “Nesër është vonë”, “Shkallët” apo komedia , kalon një periudhë “tranzicioni” si skenarist i radionovelës së parë shqiptare “Rruga me pisha” (në bashkëpunim me Radio BBC). Në vitin 2000 rikthehet në skenë me “Kohë e çmendur” dhe arrin të bëhet sërish i kërkuar dhe i vënë në skenë, me , “Streha e të harruarve” (2004). Ruzhdi Pulaha ka shkruar skenarë filmash shumë të njohur si "Zonja nga qyteti" dhe "Shoqja nga fshati".

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...