Jeruzalemi bën publike shkrimet e humbura të Albert Ajnjshtajnit

Premte, 08 Mars 2019 13:02

Jeruzalemi pati nderin të ekspozojë disa shkrime të  shkencëtarit Albert Ajnshtajnit . Ato janë ekspozuar në Universitetin Hebraik të Jeruzalemit, ku zyrtarët konfirmuan të mërkurën se një pazëll i shkencëtarit ishte zgjidhur, pasi një fletë që nuk ishte parë më herët e shkrimeve të tij u zbulua rastësisht.

Pjesa më e madhe e dokumenteve janë përllogaritje matematikore të shkrimeve shkencore të Ajnshtajnit në fund të viteve 1940. Ka po ashtu edhe letra që Ajnshtajni, i lindur në Gjermani në 1879, i shkruante bashkëpunëtorëve e ku trajtoheshin një varg çështjesh shkencore dhe personale, përfshirë edhe një letër drejtuar të birit, Hans Albert. Letra e 1935 drejtuar të birit mbante shqetësimin e shkencëtarit për rritjen e partisë naziste në Gjermani.

Thuajse të gjitha dokumentet kanë qenë të njohura për kërkuesit dhe të disponueshme në formën e kopjeve, thotë Hanoch Gutfrojd, këshilltar shkencor i arkivave të universitetit. Por, përmbledhja, pjesë e të cilës ishte edhe letra e gjetur së fundmi, nuk është botuar asnjëherë. Kjo pasi në mungesë të saj, përmbajtja ishte e pakuptueshme.

Sipas universitetit, përmbledhja ishte një nga përpjekjet e Ajnshtajnit për të unifikuar forcat e natyrës në një teori të vetme, të cilës ai iu dedikua në 30 vitet e fundit të jetës së tij.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...