Këngëtari i njohur italian me nënshtetësi shqiptare në "listën e zezë" të Ukrainës

Hënë, 11 Mars 2019 14:27

Këngëtari i njohur italian Albano Carrisi, njëherësh dhe shtetas shqiptar (pak kohë më parë ka marrë nënshtetësinë shqiptare) është shpallur si person i rrezikshëm për sigurinë kombëtare në Ukrainë. Ministria e Kulturës së Ukrainës e ka futur këngëtarin e njohur në listën e zezë të 147 personave të konsideruar të rrezikshëm për sigurinë kombëtare e hartuar nën kujdesin e Këshillit të Lartë të Sigurisë e Mbrojtjes Kombëtare dhe Këshillit të Lartë të Televizionit e radios kombëtare ukrainase.

Shkak i këtij fakti është miqësia e shprehur e këngëtarit italian ndaj Presidentit rus Putin.

 Albano Carrisi më nëntor të 2018 ishte i ftuar në ceremoninë e 100 vjetorit të KGB e në një intervistë të fundit ka deklaruar se e ka takuar presidentin Putin 3 herë; më 1986 pas një turneu muzikor në Moskë e Leningard; në 2004 në Cremlin në festën e fundvitit e nëntorin e shkuar me rastin e 100 vjetorit të KGB.

 Albano Carrisi e ish gruaja e tij Romina Poëer janë këngëtarë mjaft të preferuar në vendet ish-sovjetike. Aktualisht çifti i këngëtarëve organizon shpesh koncerte në Rusi e Ukrainë.

Në listën e zezë të personave në rrezik për sigurinë e Ukrainës janë dhe aktori italian Michele Placido pasi ka shpreheur haptas admirimin e tij për Presidentit Putin e aktori francez Gerad Deparideu, i cili ka marrë nënshtetësinë ruse.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...