Neritan Ceka jep alarmin: UNESCO mund ta heqi nga lista  Gjirokastrën

Tuesday, 12 Mars 2019 15:05

Specialisti Neritan Ceka ka deklaruar se situata me trashëgiminë kulturore në Shqipëri është në ditë të errëta. Arkeologu u shpreh se brenda 10 vitesh, gjysma e Gjirokastrës rrezikon të shembet sepse qeveria nuk ka bërë asnjë lloj orvatje për ruajtjen dhe prezervimin e ndërtesave të vjetra.

"Kjo ministri duhet të ketë për detyrë të hartojë politika dhe jo të marrë përgjegjësitë e mirambajtës. Mungon një vizion për të ruajtur trashëgimitë kulturore, kjo që po bëhet në Gjirokastër është një makiazh. Jemi në një kaos të plotë dhe në mes të këtij kaosi është Ministria e Kulturës. Kanë bërë edhe një ligj të ri se nga ku e morën, e nxorën nga furra dhe nisën ta zbatojnë, ligjin për trashëgiminë kulturore. Qafa e Pazarit në Gjirokastër po shkatërrohet sepse nuk ka një ligj që detyron pronarin ta rregullojë dhe mirëmbajë shtëpinë e tij sepse nuk i ofrojnë dot infrastrukturën që ai mund të kërkojë ndaj nuk e bëjnë ligjin.  Me këtë linjë ju garantoj se për 10 vite gjysma e Gjirokastrës do të jetë shembur sepse treçereku ka mbaruar. Është një fakt absurd që ministria e di që ka mungesë arkeologësh në këto qendra kulturore. Këtu UNESCO nuk ekziston sepse askush nuk e pyet, kjo ndodhi në Butrint. Ky vend drejtohet nga Ali Pashai, në çdo drejtim, nuk po flas për Kryeministrin i cili është pashai i madh. Secili është bërë pasha, po flas në aspektin e trashëgimisë kulturore, askush nuk i pyet specialistët. Sepse vijnë vetë nga hiçi dhe shkojnë drejt hiçit, dhe njerëz të tillë nuk duan t’ja dinë për rëndësinë e monumenteve të kulturës. UNESCO ka ndërhyrë dhe mund ta heqi nga lista  e saj sepse ka parë mungesën e kujdesit ndaj saj, e ka lënë në listë pezull”, paralajmëroi Ceka në një intervistë për Faxnews. 

qtvwbvj658036e39a5f85_600_600_C_60.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...