20 fëmijë prekin skenën e madhe në operën “La Boheme”

Tuesday, 12 Mars 2019 16:02

Opera e katërt e Giacomo Puccini, ” La Bohème ” një histori që flet për dashurinë, ëndrrat dhe fantazitë, që tregon rininë, rritjen dhe kalimin e dhimbshëm nga një adoleshencë e brendshme në një pjekuri të vërtetë vjen për publikun në Pallatin e Kongreseve nga trupa e Teatrit të Operas dhe Baletit.

E veçanta e kësaj shfaqje këtë është pjesëmarrja e 20 fëmijëve nga koret e shkollave të Tiranës të cilët do të prekin skenën e madhe në 4 netët e shfaqjes së operas “La Boheme”.

“Fëmijët janë përgatitur nga mjeshtri i korit Dritan Lumshi, artisti që prej dy vitesh ka ngritur koret e Tiranës duke zbuluar talentet. Artistët e së ardhmes, që po prekin ëndrrën falë programit “Edukim Përmes Kulturës”, që i shton çdo ditë radhët e nxënësve pasionantë në muzikë, kërcim, pikturë, lexim”, u shpreh ministrja e Kulturës Elva Margariti për këtë pjesëmarrje të veçantë.

“Çfarë emocioni! Të interpretosh me artistët e mirënjohur të operas! Ju uroj shumë suksese fëmijëve që do jenë një nga surprizat e super produksionit të TKOB në Pallatin e Kongreseve. Eja në 16,17,18 dhe 19 mars në Pallatin e Kongreseve për të përjetuar emocionet e një vepre operistike që drithëron me muzikën për jetën dhe dashurinë”, përfundon Margariti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...