Filmi ‘Një tregim Prishtine’ është me regji nga Burbuqe Berisha, skenar nga Getoarbë Mulliqi Bojaj, dhe producent Agron Vula.
‘Një tregim Prishtine’ është dramë familjare që flet për një familje të shtresës së mesme, e cila përballet me sëmundjen e vajzës së tyre; leukeminë akute dhe mënyrën se si ata i sigurojnë mjetet për shërimin e vajzës. Krejt ky rrëfim përfundon me shërimin e vajzës por me shumë peripeci gjatë asaj kohe. Skenari ndjekë dy linja dramatike që janë drama familjare dhe drama korruptive.
Në këtë film luajnë: Donat Qosja, Teuta Krasniqi, Artiola Hamdiju, Bislim Muçaj, Myrvete Kurtishi, Aurita Agushi, Ylber Bardhi, Armend Baloku, Lis Tafa, Luran Ahmeti dhe Edi Kastrati.
Film është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës në vitin 2015 në kuadër të kategorisë së filmit të gjatë debutant./