Ariana Grande, Taylor Swift dhe Ella Mai ishin fitueset e mëdha në 2019 iHeartRadio Music Awards në Los Angeles të enjten mbrëma.
Britanikja Ella i fitoi tri çmime, duke përfshirë kategoritë e R&B, ndërsa Ariana i fitoi çmimet “Female Artist of the Year” dhe “Pop Album of the Year”, ndërsa Taylor ishte gjithashtu fituese e dyfishtë, duke i fituar çmimet “Tour” dhe “Video of the Year”.
Fitore të dyfishtë ka pasur edhe për këngën e Maren Morris, Zedd dhe Grey, The Middle, të cilët i fituan çmimet “Song of the Year” dhe “Dance Song of the Year” ,Imagine Dragons, Panic! At the Disco, Marshmello, J Balvin dhe Cardi B.
Performancat e dalluara të mbrëmjes përfshijnë performancën e pararegjistruar të Ariana Grande të këngës “Needy”, ndërsa Marshmello, Lauv, Lovelytheband dhe Ella Mai e performuan një kombinim të hit singleve të tyre, kurse fituesja e çmimit “Innovator Award”, Alicia Keys, i mahniti fansat kur e prezantoi djalin e saj tetëvjeçar, Egypt, dhe e solli atë në skenë derisa e këndoi këngën e re “Raise a Man”.
“Ky është njeriu që do ta rris”, tha ajo, derisa fëmija i saj iu bashkua në piano, shkruan KOHA Ditore.
Keys gjithashtu e performoi këngën e saj të vitit 2003 “You Do not Know My Name” nga skena e Microsoft Theater, ku përsëri e performoi setin e saj të dyfishtë në piano, të cilin e prezantoi derisa po e udhëhiqte ceremoninë e “Grammy” muajin e kaluar.