Regjisori: Në Teatrin e Operas dhe Baletit nuk ekzistojnë audicionet, rolet ndahen në zyra

E Enjte, 21 Mars 2019 13:22

Regjisori Nikolin Gurakuqi i ftuar në emisionin 'Temora' në Tv Ora është shprehur se në Teatrin e Operas dhe Baletit nuk ekzistojnë audicionet.

Gurakuqi tha se rolet për artistët ndahen në zyra.

Nikolin Gurakuqi: "Në radhë të parë jemi një Teatër Kombëtar? Një Teatër Kombëtar pse quhet kombëtar? Pra ka një emërtim. Opera e shtetit. Ka një emërtim juridik, nuk mund të dalësh ti nga përcaktimi kombëtar. 

Është opera e shtetit, fytyra e shtetit. Nuk është si teatri i bashkisë. Opera nuk është shoqatë që mund të hiqet dhe të vihet kushdo. Ne sot jemi një instituticion ku artistët janë të kontraktuar, pra funksionin kontrata e punës dhe duhet respektuar. 

Jemi një instituticion ku nuk funksionon elementi bazë, audicioni. Audicioni është i pari. A mund të bëhet një film pa audicion aktori? E pamundur. Roli nuk ndahet në zyrë. Në Operan Kombëtare të Shqipërisë roli ndahet në zyrë. Kjo është gjëja më qesharake që mund të ndodhë në glob. Nuk mundet."

***

"Opera në Shqipëri jeton. Talente ka. Sigurisht ne jemi pa 'shtëpinë tonë'. Jemi në një farë ekzili duke huazuar skena që nuk operistike. Pallati i Kongreseve nuk është për opera. Bëj çfarë të duash, amplifikoje por nuk ka akustikë. Opera kërkon teknologjinë e vet."

Login to post comments