Tre shfaqjet e fundit të veprës “Antigona” në teatër

Premte, 22 Mars 2019 13:02

Në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli” janë shfaqjet e fundit të veprës “Antigona” në skenë. "Antigona" do të vijojë për publikun dhe mbrëmjet e datave 22, 23, 24 mars. Vepra shkruar nga Jean Anouilh është përkthyer nga Ekrem Basha. Me regji nga Andrea Brusque në role janë Laura Nezha, Ervin Bejleri, Romir Zalla, Xhino Musollari, Xhulia Musagalliu, Adriana Tolka, Endri Çela, Klejdi Metaj. Skenograf është Beqo Nanaj dhe kostumografe Sofi Kara. Jean Anouilh (1910 - 1987) ishte autor dramatik, teoricien, kritik dhe shkruante për film e televizion. Ai interesohej për rolin e individit në shoqëri dhe përplasjen mes idealizmit dhe realizmit brenda individit. “Antigona” e Jean Anouilh është një përshtatje e tragjedisë së Sofokliut me të njëjtin titull. E shkruar në vitin 1942, kur trupat naziste pushtuan Francën, historia sillet rreth konfliktit të Antigonës idealiste dhe xhaxhait të saj të ngurtë, Kreonit, në lidhje me varrimin e vëllait të Antigonës, Poliniku. Gjithashtu vepra u interpretua se përfaqësonte luftën e lëvizjes së Rezistencës franceze kundër forcave të qeverisë Vishi gjatë kulmit të pushtimit nazist. Varianti i Anouilh i Antigonës prek tema si tragjedia, meta-teatri, idealizmi i rinisë, kompromiset e moshës madhore, dueli mes moralit dhe politikës, si edhe zgjedhjet dhe paqartësitë e jetës në një botë komplekse jo bardhë e zi. 

Antigona është njëra nga seria e pjesëve dramatike të Anouilh, që kanë si bazë mitologjinë greke. I zhgënjyer dhe i tronditur nga ngjarjet e Luftës II Botërore, ai shkroi gjithashtu Euridika (1942) dhe Medea (së pari e vënë në skenë në 1937 dhe e botuar në 1946), të cilat ishin gjithashtu variante të përshtatura të klasikeve origjinale greke. Këto vepra eksploronin rolin e fatit në jetët e njerëzve. E vlerësuar shpesh si kryevepra e tij, Antigona çimentoi reputacionin e Anouilh si autor dramatik. Vepra qe sukses i menjëhershëm, kur u vu në skenë së pari në Paris në vitin 1944. Regjisorja franceze Brusque shprehet se mesazhet e veprës kalojnë kufijtë. “Jam e apasionuar me Antigonën e Jean Anouilh, sepse kjo heroinë kontemporane përcjell mesazhe që i kalojnë kufijtë”, shkruan Brusque. Sipas regjisores autori luan mrekullisht me kodet e tragjedisë. “Me humor dhe me distancë ai të kujton së të gjithë personazhet do të vdesin dhe kjo është e pashmangshme, por lajmi i mirë është që ne, spektatorët, jemi gjallë, ndaj ka ende shpresë”, vijon regjisorja franceze Andrea Brusque.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...