Jeta në dy anët e kufirit të BE, natë ballkanike në Panairin e Lajpcigut

Diel, 24 Mars 2019 14:21

Tek Nata Ballkanike, një program tashmë tradicional në teatrin e vjetër të Lajpcigut, UT Connewitz, autorë e poetë rrëfejnë për krjimtarinë e tyre, për jetën në Evropë apo jashtë Bashkimit Evropian, pra nga njëra anë dhe nga ana tjetër e kufirit.

Një publik mbresëlënës ndoqi për tre orë lexime nga krijimtaria e autorëve, biseda të çlirëta që mbeten në mendje, situata gazmore. Mbrëmja u shoqërua me batuta të “tradhëtarëve” që pinë raki të përzier me ujë, që presin një Mëngjes të Humbur, vetminë që vallëzon fuqishëm në Qytetin që po zhduket si edhe një Grand Tour përmes Europës që është dhe asaj që pritet të jetë. Po për shqiptarët kishte dhe më shumë se kaq: muzika që shoqëroi mbrëmjen ballkanike më të bukur të Panairit ishte me tingujt e Andrras, kosovares që ka zgjedhur të jetë berlineze  avant-pop e cila frymëzohet nga këngët e vjetra popullore të Kosovës.

Lisandri Kola i shkoi për shtat kësaj mbrëmje me leximet nga “Saga e një dite” të tij si Moisi i vetmuar, me përzierjen tradhtare të rakisë me ujë dhe bisedën e thellë si udhëtim në mitet e lashta e njëkohësisht moderne e të ricikluara.

Në një atmosferë tingujsh të muzikës shqiptare mbi treqind të ftuar, ca të rehatuar në karrige, ca përtokë dyst, të tjerë autorë serb, kroatë, maqedonas, bullgarë, malazez, sllovenë, rumunë, svicerianë, apo drejtues të qendrave më të rëndësishme të librit në këto vende, botues e kritikë, me një gotë birrë në dorë e me biseda të ngrohta shijuan poezi, prozë dhe muzikë.

Organizatorë të eventit janë: Traduki, Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Ambasada e Principatës së Lihtenshtejnit, Fondacioni Kulturor Lihtenshtejn, Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë, Ministria e Kulturës së Malit të Zi, Ministra rumune e Kulturës dhe Identitetit Kombëtar, Ministria e Kulturës dhe Informacionit e Republikës së Serbisë, Agjencia Sllovene e Librit JAK, Shtëpia Botuese Kiepenheuer & Witsch.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...