Piramida e Luvrit mbush 30 vjeç

Premte, 29 Mars 2019 11:32

Do të festohet me një surprizë gjigante nga ana e artistit JR (një artist francez identiteti i të cilit nuk njihet), 29 marsi, që është 30 vjetori i Piramidës së Luvrit, vepra që në vitet e preidentit Francois Mitterrand shkaktoi shumë polemikash mes “antikëve” dhe “modernëve”.

E konfirmuar si simboli i Luvrit të ri, deri në inaugurimin në vitin 1989, Piramida shkaktoi një betejë të vërtetë mes ithtarëve dhe opozitarëve të krijimit të arkitektit Ieoh Ming Pei, që më pas u fut fuqishëm në imagjinatën kolektive, letërsi dhe kinema.

Ideja përkon me fillimin e “mbretërimit” të Mitterrand, në fillim të viteve ’80, kur ministri i ri i Kupturës, Jack Lang, i dërgoi një letër presidentit duke i propozuar projektin për të rikrijuar “Luvrin e Madh”

Login to post comments