Degradimi i GKA, Shabani çeli 17 ekspozita në 2017, Shkololli vetëm 3 në 2018

Saturday, 06 Prill 2019 13:25

Galeria Kombëtare e Arteve ka mbyllur dyert. Nën drejtimin e Erzen Shkolollit që nga janari i 2018 ky institucion ka një numër të paktë të ekspozitave, ndërsa artistët nga Shqipëria herë pas here në reagimet e tyre thonë që janë të përjashtuar. Institucioni sipas tyre është larg atij që quhet kombëtar, por edhe pse ata kanë kërkuar që të kenë mundësi ekspozimi duket se drejtori Shkololli i ka injoruara zërat e tyre. Në vitin e dytë të drejtimit të tij në GKA, drejtori nga Kosova Erzen Shkololli ka treguar se është i dështuar në drejtimin e këtij institucioni. Nëse shikojmë kalendarin e aktiviteteve, që ka zhvilluar GKA gjatë vitit 2017 në kohën kur drejtonte Artan Shabani numërojmë 17 ekspozita jo vetëm në GKA, por dhe në Kosovë. Por kjo duket që për drejtorin Erzen Shkololli nuk ka asnjë rëndësi, pasi siç pohojnë dhe artistët po e shikon këtë institucion si pronë të tij. Drejtori Erzen Shkololli siç ka pohuar dhe vetë ka ardhur në GKA në 23 janar të 2018, por veç mbylljes së institucionit me drejtimin e tij erdhi dhe mbyllja e konkursit “Onufri”. Janë hapur vetëm 3 ekspozita gjatë vitit të kaluar, si dhe për 2019 dy deri tani. Materiali i sjellë nga GKA për 2019 përmban pesë ekspozita. Dy janë hapur, të cilat do të qëndrojnë për disa muaj në galeri për të vijuar dhe me tre të tjerat, ku e fundit është hapja e sallave të rikonceptuara të linjës muzeore. Deri më sot GKA sipas artistëve nuk ka pasur një drejtor kaq të dështuar si Shkololli. Një titullar që deri tani nuk ka pritur artistët, nuk i ka përfshirë në aktivitetin artistik të GKA, që ka mbyllur dyert e institucionit deri aty sa artistët po dalin duke protestuar, një titullar që sipas tyre nuk i njeh, por i refuzon që të jenë pjesë e institucionit ku ata kanë dhe veprat në fond. Edhe ky vit në GKA u hap me ekspozitën e një artisti nga Kosova, dhe vetëm pak ditë më parë skulptori Ermir Grezda me një pankartë protestoi para GKA për hapjen e institucionit për artistët nga Shqipëria. Kemi sot një GKA që nën drejtimin e Shkolollit ka mungesë transparence, një titullar që dhe gjatë vitit që kaloi shmangu përballjen me mediat, ku ekspozitat e pakta lajmëroheshin rrallë, ndërkohë që artistët kërkonin të dinin se çfarë po ndodh në galeri. Mes problemeve dhe mbylljes së institucionit, kur u mbyll konkursi “Onufri” pas edicionit të 23 sërish artistët nuk u dëgjuan as nga Shkololli dhe as nga Ministria e Kulturës, kjo e fundit sipas tyre ka jo pak përgjegjësi për këtë situatë që është krijuar në GKA.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...