Teatri Kombëtar Eksperimental, vijë ndarëse dhe derë e hapur

E mërkurë, 10 Prill 2019 13:57

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” ka një jetë artistike të pasur me vepra teatrore të huaja, si dhe të autorëve shqiptarë. Pesë vjet më parë në datë 9 prill hyri në fuqi akti zyrtar për krijimin e këtij teatri. Drejtori i teatrit Kiço Londo shprehet se institucioni që ai drejton është momentalisht skena e parë teatrore në vend. “Mbushen 5 vjet nga hyrja në fuqi e aktit zyrtar për krijimin e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Teatri Kombëtar Eksperimental është momentalisht skena e parë teatrore në vend, dhe një shteg kalimi e vijë ndarëse me ndikim në jetën e teatrit shqiptar. Repertori i fortë, gërshetimi i brezave krijues e interpretues, hapja e skajshme ndaj të rinjve, eksperimentet dobiprurëse, marrëdhënia me spektatorin e të gjitha moshave e kanë shndërruar Teatrin Kombëtar Eksperimental në një derë të hapur, që të lejon të hysh e jetosh në mbretërinë magjike të teatrit. Teatri Kombëtar Eksperimental krijoi me shpejtësi elitën e re teatrore”, shprehet Londo. Ndërsa shfaqjet teatrore vazhdojnë në skenat e këtij institucioni, për fëmijët po shfaqen vepra të ndryshme, për të rriturit po ashtu janë shfaqje që janë vlerësuar, por nuk mungon dhe teatri për adoleshentë apo dhe ai i pedagogëve dhe studentëve. “TKE funksionon me tre salla dhe katër teatro brenda institucionit. Teatrin për fëmijë, teatrin për adoleshentët, teatrin jo për fëmijë dhe jo për adoleshentë dhe teatrin e pedagogëve dhe studentëve të Universitetit të Arteve. Pranë TKEKS funksionon Instituti i Teatrit Eksperimental me botimet e tij unike”, shprehet drejtori Londo për teatrin. Por edhe pse ky institucion ka shfaqje teatrore jo pak gjatë sezonit artistik, buxheti që jepet është i paktë. Sipas drejtorit Kiço Londo teatri vetëm javën që kaloi pati në skena 17 shfaqje. “TKEKS merr më pak se 3 përqind të fondit publik që akordohet për artin skenik në shkallë vendi dhe realizon me shumë se gjysmën e shfaqjeve, që zhvillohen nga 12 teatrot zyrtare. Vetëm javën që shkoi në TKEKS u zhvilluan 17 shfaqje. I uroj artistëve të TKEKS dhe publikut rrugëtim të gjatë e të bukur”, pohon drejtori Kiço Londo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...