Premiera ”Salome” mes emocioneve dhe pasionit për publikun

Hënë, 15 Prill 2019 12:02

Tragjedia “Salome” është e cilësuar si një nga kryeveprat e Oscar Wilde erdhi premierë për publikun mbrëmjen e djeshme në Teatrin Kombëtar Eksperimental ”Kujtim Spahivogli”.

Premiera me regji nga Carlo Sciaccaluga erdhi nën interpretimin e aktorëve të njohur shqiptarë, por edhe disa të rinjve të këtij teatri. Aktorja Yllka Mujo erdhi në rolin e mbretëreshës Herodia, ndërsa Salome u interpretua nga aktorja Ermira Hysaj dhe Jokanan  nga aktori Vin Bejleri.

Tragjedia “Salome” provokon emocione tronditëse dhe rrëqethëse të një pasioni të pazakontë. Salome, Princesha e Judese, vajza e mbretëreshës Herodia, gruaja e mbretit Herod, i cili vrau vëllain dhe u martua me gruan e tij, dashurohet e fiksohet ndaj profetit Jokanan dhe kur ai e përbuz dhe nuk e pranon, ajo duke shfrytëzuar perversitetin e Herodit që e dëshiron aq shumë Salomenë, i kërkon dhuratë kokën e prerë të Jokananit.

Ajo arrin deri aty sa të përkëdhel e puth me një pasion të shfrenuar kokën e prerë të Jokananit sa Herodi tmerrohet dhe urdhëron vrasjen e Salomesë.

Vepra “Salome” është vënë në shumë skena të botës nga regjisorë të ndryshëm. Por dhe Ricard Shtraus ka kompozuar një opera me të njëjtin titull. Po ashtu dhe aktori i njohur hollivudian Al Pacino ka realizuar një film të mrekullueshëm, por nuk kanë munguar dhe të tjera projekte me këtë vepër.

teater-9-280x420.jpg

Login to post comments