Kumbaro u hoq, por problemet mbetën…
Shkrimtarë dhe studiues sot në Ditën Ndërkombëtare të Librit shprehen se ndihen të larguar nga Ministria e Kulturës. Ish-ministerja e Kulturës, Mirela Kumbaro, asgjësoi librin shqip dhe po n; ato gjurm; p oec;n, fatkeq;ssiht edhe Margariti. Për studiuesin Behar Gjoka, ish ministrja e Kulturës është modeli se si shkatërrohet letërsia. “Ndaj ata në ministri le t’i ngrenë një monument Mirela Kumbaros dhe të thonë Kumbaro na ishte njëherë ajo që asgjësoi librin. Ministrja Margariti le ta marrë këshilltare Kumbaron, le ta marrë përkthyese Kumbaron, sepse të ecësh në linjat e Kumbaros është tjetër gjë. Kumbaro është modeli se si shkatërrohet letërsia shqipe. Nuk presim asgjë”, vijon studiuesi Gjoka. “Në ministri bëjnë takime me zdrukthëtarët në vend të shkrimtarëve”, vijon studiuesi. Për shkrimtarin Pandeli Koçi përballë problematikave, të gjithë presin që gjërat të ndryshojnë për librin. “Ne për librin nuk duhet të interesohemi ditën, por dhe natën. Ndryshe ne do të jemi gjithmonë pas botës. Le të shpresojmë që të bëjë diçka ministrja e re për librin”. Nd;rsa për shkrimtarin Vasil Premçi nuk ka ndryshuar asgjë në Ministri të Kulturës me problemet q që janë prej vitesh me librin shqip. “Përveçse kuajt karrocës nuk i ndërrohet asgjë, po ato stacione dhe po ai vrull. Po ajo bazë ligjore. Ministria meriton një medalje për shkatërrimin e punës me librin. Qëndrimet e ministrisë shumë burokratike mua më kanë bërë të largët, që mos të ndjej asgjë. Mungon transparenca, mungon vlerësimi, janë po ata persona që ministri i merr me vete. Unë vetë nuk shikoj asgjë që ministria të më respektojë për statusin e shkrimtarit. Pra ne jemi të huaj për ministrinë tonë, ne jemi emigrant për letërsinë në vendin tonë”, pohon Premçi.
Ideja e përkujtimit të Ditës Botërore të librit e ka origjinën e vet në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil. 23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor etj.