Një foto dhe …disa rreshta — Sadri Ahmeti

E mërkurë, 24 Prill 2019 11:48

Me rastin e 80-vjetorit të lindjes

Me piktorin dhe poetin Sadri Ahmeti (Vuthaj,Mali i Zi, 23.3.1939-Tiranë, 24.6.2010), isha njohur në një ekspozitë pikture në Galerinë e Arteve të Tiranës nëpërmjet Kujtim Halilit, mikut tim të ndjerë, poet dhe njëkohësisht punonjës i saj. Më pas e shtuam miqësinë edhe me kafet e mëpasme si edhe me… ndonjë gotë rakie që rrëkëllenim të tre aty nën valanidhin e madh para Galerisë.
Ai kishte kaluar një jetë plotë vështirësi, ishte larguar nga vendlindja me shumë ëndra për në shtetin-amë, i cili e priti krahmbyllur (siç nuk mendonte se do pritej), sepse pas peripecive të ndryshme, si banim i caktuar dhe punë e detyruar, me vështirësi fiton të drejtën e studimit për Institutin e Arteve, në fillim të viteve ’70. Pas 2-3 vite akademikë, ai arrestohet për agjitacion-propagandë dhe kryen disa vite burg politik. Në burgun famëkeq të Spaçit, ai pikturoi me fantazinë e tij në akuarele disa portrete vajzash, “të bukurat e dheut të racës shqiptare”, me të cilat siç shprehej me humor, “martoi beqarët e burgosur”.
Sidoqftë, as burgu dhe as vështirësitë e jetës para tij, Sadriut nuk ia kishin zbehur dëshirën për të bukurën në arte, ai shkruante poezi të ndiera dhe pikturonte akuarele plotë hijeshi. Ndoshta të dy fushat e artit ku krijonte, i jepnin dorë njera-tjetrës. Veçse me një ndryshim, ndërsa me fjalë edhe gjëmonte kundra padrejtësive ndaj shqiptarëve, me penel përkëdhelte bukuritë e racës tonë. Gjithashtu, vuajtjet nuk ja kishin tharë ndjenjën e humorit, të cilin e përcillte me atë të folurën e tij të ngadalshme dhe karakteristike, por edhe me të qeshurën e vet që e niste i pari.
Sadriu ka marrë pjesë me akuarele në rreth 15 ekspozita të përbashkëta dhe vetjake, brenda dhe jashtë vendit. Ai mbahet nga kritika e arteve pamore, si një nga 3-4 akuarelistët më shquar në vend.
Pas viteve ’90, Sadri Ahmeti botoi edhe disa përmbledhje poetike si, “Një e qeshur harbon nëpër errësirë“, “Dielli për në Ballkan nuk kalon nëpër Goli Otok”, “Aisbergu i preludit të katastrofës”, “Masakra e Tivarit“ dhe në prozë, “33 vjet në mitrën e ferrit të fjalës”, të cilat janë pritur me kënaqësi nga lexuesit dhe kritika.
Koha e kësaj fotoje përkon me një ekspozitë kombëtare në mjediset e Galerisë Kombëtar të Arteve. E fotografova si vjedhuraz kur ai po shikonte dikë në të majtë.
Ishte nëntor 2003.

Qerim Vrioni

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...