Si çdo vit revista ‘People’ publikon emrin e ‘Gruas më të bukur’ dhe në krye të listës është vendosur artistja 47 vjeçare Jennifer Garner.
Por nuk ishte vetëm pamja që e bëri gruan më të bukur por janë një sërë arsyesh që aktorja u zgjodh.
“Nuk isha ndonjë nga vajzat e bukura që ndihesha e sigur dhe nuk e shikoja veten aspak tërheqëse. Nuk ishte pjesë e jetës sime. Por u ndjeva mirë me veten më pas. Ky ishte truku! Paraqitja nuk ishte ndonjë gjë me rëndësi në familjen time. Prindërit e mi nuk më kanë thënë ndonjëherë ‘Je e bukur’ dhe unë thjesht nuk mendoja për këtë”, shprehet aktorja. Kujotjmë që aktorja po jeton një romancë pas ndarjes me Ben Affleck me John Miller.