Historike: Angjelin Preljocaj në Akademinë franceze të Arteve të bukura

E Enjte, 25 Prill 2019 13:15

Koreografi me famë botërore dhe me shfaqje në sallat e baletit dhe teatrot më të njohur në botë, Angjelin Preljocaj (fr. Angelin Preljocaj), me origjinë shqiptare nga veriu i Shqipërisë, dje është bërë pjesë e Akademisë së Arteve të Bukura në Paris 

Seksioni i koreografisë aty ka 4 anëtarë, njëri ndër ta do jetë tash e tutje edhe Angjelini.

Akademia franceze e Arteve të Bukura është ndër më të vjetrat dhe më të njohurat në botë. Është krijuar në vitin 1816, si trashëgimtare e Akademisë Mbretërore të Pikturës dhe Skulpturës e krijuar nga Louigji XIV ne vitin 1648.

Angjelin Preljocaj ka vite që drejton baletin Preljocaj me të cilin prezantohen në mbarë botën, madje edhe në Bolshoi të Moskës.

Për këtë ka njoftuar profesori shqiptar në Paris, Nezir Kraki, i cili ka treguar gjithashtu për suksesin e Angjelinit në Francë.

“Gjatë studimeve në Paris kam pas fat të punoj në Teatrin Kombëtar Chaillot dhe aty çdo vit kishte shfaqje të Angjelinit (vallëzim modern). Aty edhe e kam taku sepse punoja në hyrjen (recepcionin) e personelit dhe të artistëve.

Lajmi më gëzoi sinqerisht. Pak shqiptarë e dinë sa çmohet Angjelin Preljocaj në Francë. Ka dhjetëra libra që i janë kushtu deri tash. Në teatrin Chaillot shfaqjet e tij zgjasnin zakonisht 30 ditë dhe biletat e sallës me 1500 vende shiteshin për të gjitha datat shumë kohë para shfaqjes.”, ka shkruar Kraki.

Modifikuar më E Enjte, 25 Prill 2019 13:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...