Akademia e Shkencave shpall pjesëmarrësit për çmimet shkencore

Premte, 26 Prill 2019 13:09

Juria e çmimeve shkencore kombëtare në mbledhjen e saj të parë shpalli listën e pjesëmarrësve për vitin 2018. Në mbledhjen e rradhës më datën 8 maj do të aprovohet dhe shpallet lista e të nominuarve për secilin prej çmimeve si dhe kalendari i referimeve publike të autorëve të nominuar. Për çmimin “Çabej”, Beqir Meta “Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX”,  Stavraq Sokrat Trako “Gjuha  shqipe, çelës për historinë e gjuhëve të familjes doriano-europiane (monografi), Apollon Baçe “Arkitektura në Iliri”. Nga Kosova, Zymer Ujkan Neziri “Studime për folklorin III, ndihmesë për eposin e kreshnikëve”. Për çmimin “Radovicka” Adriatik Mateli “Sistemi tatimor në Shqipëri ( shek. XV-vitet 12, shek. XXI” 2018, Agim Bibaj “Shqipëria në tranzicion të zgjatur”, Apostol Pano e Anastas Angjeli, “Paraja, Banka dhe Shoqëria”, Jani Vangjeli “Atlasi i florës së Shqipërisë”, Rigers Bakiu “Molecular evolution of aquatic organisms’ biomarkers”. Për çmimin e kërkuesit të ri më të suksesshëm në shkencat natyrore, janë Deis Haxholli, “Multiplex strategy for gene editing and gene induction basen on CRISPR/Cas9 technology”, Aida Derrvishi, “Myrtus communis L. Në Shqipëri: vlerësimi i diversitetit gjenetik i popullatave natyrore”. Në konkurrim për çmimin e kërkuesit të ri më të suksesshëm shkencat albanologjike janë Olsi Lelaj, Nebi bardhoshi, “Etnografi në diktaturë: Dija shteti dhe holokausti ynë”, Mikaela Minga, “Këngë arumune të Drenovës/ Aromanian Songs from Drenova”, Belisa Muka, Giusepe Lepore, “Le necropoli meridionale di Phoinike. Le tombe ellenistike e romane”, Romina Gurashi, “Pathway of Peace: the Philosophy and Sociology of Peace and Nonviolence”. Juria e çmimeve përbëhet me kryetar akademikun Ethem Likaj, përfaqësues i kryesisë së ASH-së. Anëtarë janë akademik i asociuar Gjovalin Shkurtaj, përfaqësues i Seksionit të Shkencave Shoqërore e Albanologjike, akademik Edi Pinguli, përfaqësues i Seksionit të Shkencave Natyrore e Teknike, akademike Aurela Anastasi përfaqësuese e SSHSHA të Asamblesë së ASH, akademik Floran Vila, përfaqësues i SSHNT të asamblesë së ASH, akademik Dhimitër Haxhimihali, përfaqësuese i akademikëve mbi 75 vjeç, Robert Dumi përfaqësues i Agjencisë së Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, si dhe Redi Shtino përfaqësues i Ministrisë së Arsimit. Vlerësimi i kandidaturave bazohet në standardet ndërkombëtare të vlerësimit dhe në bazë të ekselencës. Secili prej çmimeve ka vlerë financiare, e cila përcaktohet në urdhrin për shpalljen e fituesve dhe organizimin e ceremonisë.

Login to post comments