Angelin Preljocaj kthehet në Shqipëri, me "Pulëbardhën"

Hënë, 06 May 2019 13:21

Vetëm pak ditë pasi u emërua anëtar i Akademisë Franceze të Arteve të Bukura, RTV Ora ka intervistuar baletmaestron Preljocaj gjatë qëndrimit të tij në Romë ku përgatiti vënien në skenën e Teatrit të Operas, baletin e tij "Borëbardha". Koreografi i mirënjohur shprehet i lumtur për vlerësimin dhe rrëfen se së shpejti do të vijë me projekte edhe në Shqipëri.

Vetëm pak ditë pasi u emërua anëtar i Akademisë Franceze të Arteve të Bukura në Paris, koreografi i sukseshëm shqiptaro-francez Angelin Preljocaj, ka rrëfyër për RTV Ora se ndihet i nderuar dhe i lumtur që për herë të parë një shqiptar bëhet pjesë e Akademisë franceze.

Prejlocaj ndodhet në Romë, ku po përgatit vënien në skenën e Teatrit të Operas, baletin e tij "Borëbardha".

Angelin Prejljocaj: Unë jam i nderuar për këtë vlerësim që kam marrë si dhe jam shumë i lumtur që ky lajm është pritur mjaft mirë dhe në Shqipëri që është vendi i zemrës time. Jam i kënaqur për këtë vlerësim për dy arsye. E para është se baleti për herë të parë u fut, pra u bë pjesë e Akdemisë Franceze të Arteve të Bukura. Piktura, skulptura, arkitektura, fotografia, kinematografia ishin pjesë e kësaj Akademie, ndërsa baleti nuk ekzistonte, kështu që kënaqësia ime e parë ishte kjo. Së dyti jam i nderuar e mjaft i kënaqur që jam anëtar i kësaj Akademie të rëndësishme. Si dhe jam gjithashtu i lumtur që për herë të parë një shqiptar bëhet pjesë e Akademisë Franceze e kur shoh se ky lajm është vërtetë një krenari për shqiptarët, kjo gjë më prek në zemër.

Preljocaj rrëfen se së shpejti vjen në Shqipëri me një projekt në Teatrin e Operas e Baletit të Tiranës.

Angelin Preljocaj: Po kam një projekt së shpejti me Shqipërinë. Disa balerinë të Teatrit të Operas e Baletit të Tiranës do të mikpriten në rezidencën e kompanisë time të baletit në Aix en Provence. Ata do të përgatiten për baletin tim "Annociation" që më pas do të shfaqet në skenën Teatrit të Operas së Tiranës.

Koreografi Preljocaj kthehet në Teatrin e Romës pas dy vitesh me një vepër të rëndësishme klasike "Borëbardha".

Ai ndan disa elementë të koreografisë së tij që shquhet për modernizmin e autenticitetin.

Angelin Preljocaj: Borëbardha ime është një Borëbardhë moderne, shumë muzikore nën ritmin e muzikës së Gustav Mahler, është e tmerrshme e mizore siç eshtë përmbajtja e saj e në të njëjtën kohë mjaft e bukur dhe emocionuese në lëvizje siç janë dhe personazhet e saj kryesorë Borëbardha e Princi që vjen dhe e zgjon, pra do të jetë një përrallë e vërtetë.

I nominuar nga Presidenti francez Emmanuel Macron, Angelin Preljocaj është shqiptari i parë që bëhet anëtar i Akademisë franceze, vlerësim ky që vjen 20 vite pas titullit të marr më 1998 si Kavalier i Legjonit të Nderit të Republikës Franceze.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...