ikli “Tragë”, kushtuar folklorit, traditës dhe trashëgimisë

E Enjte, 09 May 2019 12:19

Në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit në sallën “Rrok Zojzi” nisi cikli "Tragë”, me ligjërata rreth folklorit, traditës, arteve dhe trashëgimisë kulturore, organizuar nga Departamenti i Folklorit pranë këtij instituti. Interesi për të eksploruar lidhjet konceptuale dhe ato të botës reale mes trashëgimisë kulturore, folklorit, traditës dhe arteve është në qendër të këtij cikli, që synon të bëjë studiues të profileve të ndryshëm. Ligjërata e parë e ciklit “Tragë” u mbajt nga prof. asoc. dr. Merita Bruci (Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë). Studiuesja Bruci ligjëroi mbi Françisk Anton Santorin, në një vit që përkon edhe me 200 vjetorin e lindjes së tij. Santori është një autor pak i njohur, por i studiuar prej shumë kohësh nga Merita Bruci, me kontribute të rëndësishme të natyrës filologjike, të botuara tanimë. Në këtë kuadër, ajo bëri një hyrje mbi kontekstin social kulturor në të cilin punoi Santori dhe lidhjet e tij me figura të tilla si De Rada. Më pas paraqiti një panoramë të burimeve arkivore e gjendjes së studimeve. Në pjesën e tretë, ajo u ndal te Santori si mbledhës i lëndës folklorike, një punë që i shërbeu Santorit edhe si pikënisje për vepra të tjera letrare. “Sot kjo punë e Santorit na shërben për të eksploruar një pjesë të rëndësishme të jetës së arbëreshëve në shekullin e XIX dhe nga kjo pikëpamje, vepra e tij mbetet ende për t’u zbuluar e hulumtuar”, theksoi në mbyllje të fjalës së saj, studiuesja Bruci. Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit (IAKSA) është një nga institutet kërkimore, pjesë përbërëse e Akademisë së Studimeve Albanologjike në Shqipëri. IAKSA-ja përbëhet nga Departamenti i Etnologjisë, Departamenti i Folklorit dhe Departamenti i Artit. Zanafilla e IAKSA-së, është në vitin 1947, kohë kur themelohet Sektori i Etnografisë. Themelimi i këtij sektori  u realizua në kuadër të Institutit të Shkencave. Bashkimi në mes studimeve folklorike dhe atyre etnografike ndodhi në vitin 1979, kohë kur u krijua Instituti i Kulturës Popullore, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Vetë Instituti i Folklorit u krijua në vitin 1960. Ndërsa Departamenti i Studimit të Arteve, e ka zanafillën në vitin 1994 si pjesë e Akademisë së Shkencave. Departamenti i Arteve u bë pjesë e Institutit të IAKSA-së në vitin 2007, kohë kur ndodhi dhe shndërrimi i emërtimit nga Instituti i Kulturës Popullore në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...