IMK: Mozaiku i Bazilikës së Madhe në Butrint, i hapur gjatë sezonit turistik

Tuesday, 14 May 2019 11:37

Instituti i Monumenteve të Kulturës shkruan se fragmenti i mozaikut që ndodhet në transeptin e Bazilikës së Madhe në parkun kombëtar të Butrintit, në Sarandë, do të jetë i hapur për vizitorët gjatë gjithë sezonit turistik 2019. Specialistët e Parkut Kombëtar të Butrintit, nën mbikëqyrjen e specialistëve të Sektorit të Veprave të Artit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, realizuan hapjen e fragmentit të mozaikut që ndodhet në transeptin e Bazilikës së Madhe. Pas largimit me kujdes të dy shtresave të rërës, të cilat mbulonin mozaikun, u konstatua se gjendja e tij paraqitej e mirë. Më pas u realizua pastrimi me kujdes i sipërfaqes. Gjendja e tij do të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe pastrimi i tij do të bëhet në mënyrë periodike. Sipas IMK që ka publikuar dhe fotot, procesi i hapjes së mozaikut ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve, ndërkohë që Bazilika e Madhe në Butrint është një ndër monumentet më të rëndësishme arkitekturore dhe pjesë e itinerarit kryesor turistik.

Parku Kombëtar i Butrintit me rrënoja mahnitëse greke, romake, osmane, i ndodhur në pjesën jugperëndimore të vendit, është një nga destinacionet kryesore të vizitorëve vendas, por edhe turistëve të huaj. Ky park ofron numër të konsiderueshëm vendesh arkeologjike. Butrinti ashtu si shumë qendra të tjera të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri, u shpall monument kulture, që në vitin 1948 me një akt të parë rregullues për monumentet e kulturës. Në vitin 1981, zona e pyllëzuar përreth Butrintit u shpall gjithashtu monument kulture sipas ligjeve ekzistuese, për mbrojtjen e zonave arkeologjike me rëndësi mjedisore. Në rrafshin ndërkombëtar, rëndësia e qytetit antik u njoh dhe u konfirmua si e tillë në vitin 1992, kur ai u përfshi në listën e pasurive botërore të UNESCO-s. Kjo u bë nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore, duke iu referuar konventës së vitit 1972, "Për mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore Kulturore dhe Natyrore". Parku Kombëtar i Butrintit u krijua nga Ministria e Kulturës, duke përfshirë një sipërfaqe toke shtetërore prej 29 km/katrorë. Kufijtë e këtij Parku, shtrihen në daljen e fshatrave përreth tij, si Ksamili, Vrina, Shëndëllia dhe Xarra. Krijimi i parkut kombëtar u bë një domosdoshmëri, sipas specialistëve, për ruajtjen e vendndodhjes dhe atmosferës unikale të Butrintit. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...