Në provat e votimit të jurisë vokali premtues i këngëtares Jonida Maliqi dhe performanca skenike janë arsye e fortë për të prekur finalen e këtij edicioni. “Gjithçka ka shkuar në perfeksion në çdo provë të përfaqësimit të Shqipërisë”, shprehen anëtarët e delegacionit shqiptar të cilët ndjekin nga afër këtë edicion të Eurovizon 2019. Tema e fuqishme e këngës, mesazhi social që ajo përçon e prekshme në të gjithë vendet e botës, mbetet gjithashtu motivi më i dashur i “Ktheju Tokës”.