Holanda fiton Eurovizion 2019, Shqipëria renditet në vend të 18-të

Diel, 19 May 2019 08:50

Holanda është fituese e Eurovizion 2019. Duncan Laurence, më këngën "Arcade" dërgon në Holandë trofeun e Festivalit Europian të këngës. Vota e publikut ishte përcaktuese për renditjen e këngëtarëve, pas votimit të jurive profesioniste, duke e renditur Holanden me 492 pikë në total.  Në vendin e dytë në klasifikim u rendit Italia me 465 pikë ndërsa Rusia mundi të sigurojë vendin e tretë me 369 pikë.

“E mora historinë nga një person i dashur që vdiq në moshë të re. Arcade është histori për kërkimin e dashurisë së jetës”, tha fituesi i Eurovizion 2019 Duncan për fabulën e këngës. Fitorja e Duncan Laurence shënoi herën e parë që Holanda ka fiton në Festivalin e Eurovizion që nga viti 1975.

Shqipëria u përfaqësua në këtë garë të rëndësishme të këngës, nga këngëtarja Jonida Maliqi, me këngën “Ktheju Tokës”, e cila renditi Shqipërinë në vendin e 18-të. Ndodhi ajo qe ndodh gjithmone. Zakonisht Shqiperia vleresohet ne kete pozicion ne shumicen e pjesemarrjeve te saj, nga vendi i 15- 18-te.  Juria profesioniste e vlerësoi këngën ‘Ktheju Tokës’ me 43 pikë, ndërsa 47 ishin pikët e dhëna nga publiku, duke e cuar në 90 pikë në total. Mediat, portlet desh na mbushem nendjen se votimui popullor po nxirrte fituese joniden, kur u pa qarte se sa ishte votimi popullor. Jonida nuk mori pike profesionale nga shtete te rendesishme. Megjithate, si zakonisht thuhet se Jonida Maliqi beri nje performance te mire skenën e Eurovizion. Kalimi i saj ne naten finale ishte sukses. Te tjerat jane hisotri qe i kemi pare me heret. Pikët maksimale juria profesionistëve shqiptarë i dërgoi për Maqedoninë e Veriut.

Zhgenjim ishte votimi popullor maqedonas ku kenga e saj u rendit e dyta me votat e profesionisteve dhe pas votimit popullor, shkoi ne vendin e 10-te.

Renditja

Supriza të shumta kishte rezervuar nata e finale e Eurovizion, ndërsa spektakël dhuroi performance e yllit të muzikës pop, Madona.

 
 

***

Madonna performoi në finalen e Eurovizonit

 

Këngëtarja e njohur Madonna interpretoi hitin e saj klasik “Lika A Prayer” si dhe këngën e saj të re “Future”.

Madonna para se të performonte theksoi rëndësinë që ka muzika. “Muzika është ajo që na bashkon të gjithëve”, theksoi ajo.

Modifikuar më Diel, 19 May 2019 08:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...