Shuhet artisti Dr. John, fituesi i çmimeve Grammy

Saturday, 08 June 2019 10:03

John, emri i vërtetë i të cilit ishte Malcolm John “Mac” Rebennack, njihet për brendin e tij ndikues në zhanrin blues rock. Artisti, i cili u konsiderua si i preferuar në qytetin e tij të lindjes në New Orleans, ishte fitues i gjashtë çmimeve Grammy dhe i pranuar në Rock and Roll Hall of Fame në vitin 2011.

Një deklaratë e postuar në faqen zyrtare të Dr. John në Twitter, sqaroi se ai kishte vdekur nga sulmi në zemër.

I lindur në Third Ward të New Orleans, Dr. John u sprovua për herë të parë në muzikë duke interpretuar në bendet e shkollave të mesme. Ai e braktisi atë menjëherë pas kësaj, duke u bërë një interpretues i rregullt në të gjithë qytetin, duke performuar kudo nga sallat muzikore e deri tek klubet e striptizit, shkruan KOHA Ditore.

Frekuentimi i lagjeve famëkeqe të New Orleansit filloi të ndikojë në Dr. Johnin e ri. Akuzat për drogë e çuan atë në një burg federal në Fort Worth, Texas. Pas lirimit në vitin 1965, u shpërngul në Los Angeles.

Pasi arriti në Hollywood, Dr. John shpejt e ngriti veten si një muzikant i muzikës marquee. Si anëtar i bendit legjendar The Wrecking Crew, lista e bashkëpunëtorëve të tij përfshin disa prej emrave më të mëdhenj në muzikë, përfshirë Rolling Stones, Van Morrison, Sonny dhe Cher, Aretha Franklin dhe Ringo Starr.

Karriera e Dr. John si solo artist filloi në vitin 1968. Albumi i tij depërtues, Gris Gris, ia prezantoi audiencës mbarëbotërore tingujt e tij voodoo-funk të muzikës rock. Duke qenë një personalitet unik me një sens të modës së larmishme, stili i Dr. John dhe vokali i tij i veçantë e bënë atë një nga zërat më ekscentrikë në muzikë.

Ai e arriti kulmin e tij komercial me albumin e vitit 1973, “In the Right Place”. Albumi, me produksion të idhullit të tij nga New Orleans, Allen Toussaint, ishte më i shituri në karrierën e Dr. John, kryesisht falë hit singlit “Right Place Wrong Time”.

Në vitet e fundit, karriera mbresëlënëse e Dr. John u festua nga një brez i ri artistësh. Në vitin 2013, muzikanti e fitoi Grammyin e tij të gjashtë për albumin Locked Down, me produksion të Dan Auerbach nga Black Keys. Një vit më vonë, ai u shfaq në Sonic Highways, serinë e HBO-së për dokumentarët muzikorë me produksion dhe organizuar nga frontmeni i “Foo Fighters”, Dave Grohl.

Një album përkushtues i vitit 2016 dhe koncerti i titulluar The Musical Mojo of Dr. John e shfaqin një formacion mbresëlënës të muzikantëve të mëdhenj, që i interpretuan disa nga këngët më të dashura të këngëtarit të New Orleans, përfshirë Bruce Springsteen, Mavis Staples dhe John Fogerty.

Dr. John gjithashtu kontribuoi në botën e filmit dhe televizionit. Muzika e tij u paraqit në filmin e animuar të Disney, “The Princess and the Frog”, si dhe në ribërjen filmike të “The Jungle Book” nga viti 2016. Ai e kompozoi kolonën zanore të serialit të fëmijëve në PBS, “Curious George”, krijoi xhinglën e reklamës “Love That Chicken” për Popeyes dhe ishte frymëzim për karakterin e “Muppets”, Dr. Teeth.

Derisa lajmi për vdekjen e Dr. John filloi të përhapej, shumë muzikantë dhe bashkëpunëtorë të mëhershëm u prononcuan në mediat sociale për t’i shprehur ngushëllimet e tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...