Komedia “Kopraci” shfaqet për të dënuarit e Drenovës

Tuesday, 25 June 2019 11:44

Teatri , Andon Zako Çajupi dha për herë të parë një shfaqje për të dënuarit e Drenovës, gratë e burgosura të Tiranës dhe familjarët e tyre. Në skenë është vënë komedia "Kopraci" i dramaturgut francez Molier me rol kryesor të 93 vjeçarit, Koço Qendro. Zamira Kita thotë se aktorët do të jenë gjithmonë të gatshëm për të dhënë shfaqje të tilla.

Zamira Kita: “Për në ishte shumë kënaqësi që të shërbenim të ndihmonin sadopak me argëtimin e tyre pse jo dhe si formë edukimi kulturor”.

Myfarete Laze e emocionuar tregon se këta persona të dënuar nuk janë rastësisht këtu, ata janë përzgjedhur për të parë këtë shfaqje pasi në jetën e tyre nuk kanë gëzuar emocione të tilla dhe sidomos në shfaqje teatrale.

Myfarete Laze: “Jo vetëm që është një ditë ndryshe por është një ditë e lirë.Një ditë krejt me shpirt , ata kanë me çfarë  të  luftojnë”.

Ndërsa, drejtori i burgut të Drenovës tha se të dënuarit kanë nevojë për veprimtari të tilla.

Genci Fejzollari(drejtori i burgut,Drenovë): “Unë do doja tu thoja që ishte një dëshirë siç e tha dhe Mefareti , e aktorëve dhe stafit tonë e të dënuarve të cilët kanë shumë nevojë për aktivitete dhe shfaqje dhe veprimtari të tjera brenda në  institucion”.

Kjo nismë duket se krijoi një atmosferë ndryshe për të dënuarit, të cilët patën emocion edhe nga prezenca e familjareve të tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...