“Korça Short Film Fest”, 50 filma në konkurrim nga 27 vende

Tuesday, 09 July 2019 16:12

“Korça Short Film Fest 2019” këtë vit sjell 50 filma të shkurtër në konkurrim nga 27 vende të ndryshme të botës. Filmat shqiptarë dhe të huaj do të shfaqen gjatë pesë ditëve të festivalit, që u çel mbrëmë në ambientet e teatrit “Andon Zako Çajupi” të Korçës, por dhe në sheshin e kullës panoramike. Drejtori artistik Gledis Bica shprehet se festivali në edicionin e tij të dytë këtë vit ka pasur rreth 800 aplikime filmash nga shtete të ndryshme të botës, dhe mes tyre janë përzgjedhur 50 që janë dokumentarë, animacion dhe fiction. Sipas tij, temat që trajtojnë filmat në festival janë nga më të ndryshmet. “Janë tema sociale, politike, por ka edhe filma komedi. Por pjesa më e madhe në këtë edicion të dytë të “Korça Short Film Fest 2019” janë me temë sociale dhe drama jetësore. Për këtë edicionin të festivalit, që ne e zhvillojmë në qytetin e Korçës kanë qenë rreth 800 filma që aplikuan dhe u përzgjodhën 50 nga 27 vende të botës”, tregon drejtori artistik i festivalit Gledis Bica. Filma të shkurtër nga vende të ndryshme të botës do të shfaqen gjatë ditëve të festivalit, por këto prodhime të kinematografisë janë në konkurrim në garën kombëtare dhe ndërkombëtare. Drejtori artistik Gledis Bica shpjegon se në garën kombëtare është si rregull që skenaristi dhe regjisori duhet të jenë shqiptarë, edhe pse mund të jetë filmi me gjuhë të huaj. “Janë 50 filma nga vende të ndryshme të botës. Janë shtatë filma në garën kombëtare, që janë filma shqiptarë ose nga autorë shqiptarë. Janë kineastë shqiptarë dhe kemi filma nga Shqipëria dhe Kosova, që janë në garën kombëtare, por dhe nga autorë shqiptarë që jetojnë Shqipërisë. Në garën kombëtare është si rregull që regjisori dhe skenaristi duhet të jenë shqiptarë, që mund të jenë film shqip folës, por dhe film ta zëmë në gjermanisht, por autorët shqiptarë. Kompeticioni shqiptar është veç për filmat shqiptarë, por të njëjtët filma garojnë dhe në garën ndërkombëtare”, tregon më tej drejtori i festivalit Gledis Bica.

Programi special “Focus Austria” çeli këtë edicion. Një program i mundësuar nga Ambasada e Austrisë në Tiranë. znj. Doris Bauer, drejtoresha e VIS Vienna Shorts prezantoi këtë projekt. Festivali “Korça Short Film Fest 2019” nisi mbrëmë edicionin e dytë në qytetin e Korçës, por jo vetëm filmat do të jenë në ditët e tij. Drejtori Gledis Bica shprehet se do të ketë dhe diskutime të ndryshme. “Në ditën e dytë do të zhvillohet një diskutim te muzeu “Gjon Mili” në Korçë, ku do të ketë përfaqësues dhe nga festivali i Vjenës”, pohon ai. Risia e këtij viti është dhe program VR Competition. Filmat Virtual Reality do të mund te shihen nëpërmjet syzeve VR, dhe hyrja do të jetë e lirë për të gjithë. Ditën e premte më 12 korrik do të ndahen çmimet për filmat më të mirë. Kids Program është program i fëmijëve në kuadër të festivalit, i cili u zhvillua mes datave 2-4 korrik, dhe ku 60 fëmijë morën pjesë në një seri workshopesh, duke u njohur me teknikat e ndryshme të animacionit dhe duke realizuar disa filma të animuar. “Korça International Short Film Fest” është mbështetur nga Bashkia Korçë, Ministria e Kulturës, Ambasada Franceze, Ambasada Austriake, Teatri Korçë, Aleanca Franceze Korçë, Qendra Rinore Korçë, Clermont-Ferrand Film Fest, VIS Vienna Shorts. “Korça Short Film Fest 2019” është vazhdim i “First Step Film Festival”, që zhvilloi katër edicione ndër vite.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...