Tragjedia “Jul Cezari”, regjisori Ivica Buljan: Në çdo kohë është aktuale

Premte, 12 July 2019 15:29

"Jul Cezari" nga Shekspiri vjen premierë më 13 korrik nën drejtimin e regjisorit të njohur kroat Ivica Buljan. Produksion i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, tragjedinë e Shekspirit regjisori e sjell në sheshin e teatrit.Tragjedia e “Jul Cezarit” është njëra prej disa veprave dramatike të Shekspirit, që bazohen në ngjarje të vërteta nga historia romake dhe që përfshijnë edhe Koriolanus dhe Antoni dhe Kleopatra. Edhe pse vepra titullohet “Jul Cezari”, Bruti flet në më shumë se katër herë po aq rreshta sa karakteri kryesor dhe drama psikologjike qëndrore e pjesës fokusohet mbi betejën e Brutit mes kërkesave konfliktuale të nderit, patriotizmit dhe miqësisë. Sipas regjisorit kjo pjesëështë aktuale jo vetëm për Shqipërinë, por dhe në botë. ““Jul Cezari” është i pari thrriller politik në çdo kohë, madje kjo vepër është aktuale jo vetëm në Shqipëri, por dhe në botë. Flitet për korrupsion, kontrabandën, vrasjen”, shprehet ai mestë tjerave. Performancateatrore ështënë 4 pjesë, e para te pishina, e dyta te parku mes Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Eksperimental, pjesa e tretë vrasja e Jul Cezarit te pjesa e Ministrisë së Brendshme dhe mbyllja te hapësira ku protestohet për teatrin. Ivica Buljanme aktivitetin e tij në teatër është konsideruar si një nga regjisorët më të mëdhenj në botë, sipas New York Times. Për veprën “Jul Cezar” ai shprehet se që me njohjen e saj këtë shfaqje e kishte menduar ta realizonte jo në skenë por jashtë teatrit. “Një shfaqje klasike, por për audiencën do të jetë vepër kontemporane, do tëperformojë në katër vende tëndryshme dhe komunikim direkt me audiencën”, pohon regjisori. Kjo shfaqje vjen nën interpretimin e aktorëve Romir Zalla, Alfred Trebicka, Vin Bejleri, Amos Muji Zaharia, Gentian Zenelaj, Ermira Hysaj, Ilirda Bejleri, Adriana Tolka, Klejdi Metaj, Mateo Dervishaj, Endri Çela, Engjëll Hoxha, Enea Nika, Paolo Kadillari, Anxhelo Shkreli.Kostumografe Sofi Kara; skenograf Beqo Nanaj; kompozitor Gerti Druga; regji ndriçimi Sonda Trinajst; as/regjisor Mateo Dervishaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...