Skenografi Bashkim Zahaj ka dhënë sërish mbështetjen e tij në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.
Me një reagim në Facebook, Zahaj shkruan se Teatrin e mbrojnë ata që kanë studiuar, që kanë dhënë provime, që e dinë çfarë është origjina dhe ardhmja, ata që nuk lodhen duke shpresuar.
Reagimi i plotë i skenografit, Bashkim Zahaj:
Nga Bashkim Zahaj
Teatrin e mbrojne ata qe kane studiuar mbi libra, ata qe kane dhene provime. E mbrojne ata qe e njohin, artin e letersine. Ata qe dine se çeshte intelektualizmi e se çeshte historia, kultura, se çeshte origjina. E mbrojne sigurisht ata qe ne rinine e ture siguronin me veshtiresi nje bilete ne sallen e kuqe. Teatrin e mbrojne ata qe nuk jane te rastesishem ne bulevardin e Tiranes, jane pikerisht ata qe benin dashuri te parku perbri e qe qarkoheshin ne "broduej".
Teatrin e mbrojne ata qe dine se çeshte e ardhmja, se çishte e shkuara, ata qe pa poste kuptojne me mire. Ata qe shkruajne poezi, ata qe vazhdojne te lexojne e te flasin shqip.
Ata qe linden e u rriten ne kete qytet pa e braktisur asnjehere, Ata qe nuk vune dore ne xhepin e tjetrit por vetem se dhane.
Ata qe nuk u lodhen duke shpresuar.
B.z 19