Pianistja e njohur kosovare Artemida Qarri, nesër mban koncert solistik në “Teatro Di Marcello” të Romës, që është një nga teatrot më të vjetër në botë. (Më i vjetër se Koloseumi)
Artemida merr pjesë në “Festival Musicale Delle Nazioni” me ftesë të organizatorëve të festivalit, dhe do të performojë krahas artistëve të nivelit të lartë nga mbarë bota, në mbrëmjet e quajtura “Notti Romane Al Teatro Di Marcello”.
Programi në të cilin do të interpretojë ajo, është një nga repertorët më të vështirë në literaturën pianistike. Koncerti mbështetet nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës dhe Komuna e Romës.
Në muajin dhjetor, Artemida pati koncertin e saj solistik edhe në Paris dhe është në përgatitje të aktiviteteve të radhës. Ajo është pedagoge dhe mësimdhënëse e angazhuar edhe në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës.