Ekspozita me shqiptarët, që shpëtuan hebrenjtë nga Holokausti në Itali

Saturday, 27 July 2019 12:31

Festivali Mare Magnum në Brindizi, Itali, zhvillon këtë vit edicionin e tretë. Gjatë këtij festivali u bë edhe prezantimi i ekspozitës "Besa, shqiptarët muslimanë që shpëtuan hebrenjtë nga Holokausti" nga fotografi Norman Gershman, ku dr. Dorian Koçi drejtor i Muzeut Historik Kombëtar ishte i ftuar si drejtues dhe folës i kësaj ekspozite. Muzeu shkruan se qëllimi i këtij eventi është të paraqesë dëshminë e jashtëzakonshme të popullit shqiptar dhe të nxjerrë në pah vlerat e tyre njerëzore si pjesë e një shembulli etik të tolerancës, që është ende aktive dhe e rrënjosur në traditat dhe kulturën e tij të lashtë. Ky shembull, unik në llojin e vet, gjen bazën e tij në një kod të sjelljes së lashtë të quajtur "Besa", një fjalë që mund të përkthehet si "betim" ose "premtim". Ekspozita është një udhëtim kujtimi i ri-propozuar përmes shkrepjeve fotografike nga Norman Gershman, i cili për pesë vjet udhëtoi nëpër Shqipëri duke rimarrë dëshmitë e shpëtimit të jashtëzakonshëm, që përfshinte pothuajse dy mijë hebrenj dhe duke e dokumentuar atë nëpërmjet portreteve të shpëtimtarëve dhe pasardhësve të tyre, të individëve dhe të grupeve të të gjithë familjeve. Në fjalën e tij, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar dr. Dorian Koçi u shpreh se prania e hebrenjve në trojet shqiptare e ka zanafillën që nga vitet ‘70 të shekullit të parë. “Historikisht, mendohet se shfaqja e parë e një grupi hebrenjsh që u vendosën në Shqipëri daton në 70 , kur një anije që mbante pengje hebrenje për perandorin romak Titos u vërshua në bregun e Jonit pranë Sarandës. Në fund të viteve 1400 mjaft familje judaike u larguan nga Spanja nga shkaku i inkuizicionit dhe u vendosën në Vlorë, Lezhë, Berat etj”, tha ai. Në Vlorë u vendosën 528 familje hebraike, ndërsa në Sanxhakun e Beratit kishte 553 familje hebraike. Hebrenj kishte edhe në Elbasan. Madje ata kanë pasur edhe një sinagogë. Këtë e vërteton fakti i gjetjes së një rozoni me yllin e Davidit, që ruhet në muzeun e qytetit. Një kënd i posaçëm në pavijonin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në Muzeun Historik Kombëtar i është kushtuar hebrenjve të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Gjatë Luftës së Dytë Botërore disa hebrenj morën pjesë përkrah forcave partizane, duke luftuar kundër ushtrisë naziste. Ky aktivitet u organizua nga Organizata PanArt, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë, Qendra Kulturore e Tunizisë në Romë, Shoqata e Ecomuseumit të Valle d'Itria, Komuna Fasano dhe e Locorotondo etj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...