Hapet llogaria bankare/ Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon mbështetjen e qytetarëve

Saturday, 03 August 2019 17:41

Aleanca për Mbrotjen e Teatrit ka vendosur që të kërkojë ndihmën e qytetarëve për ruajten godinave të dy teartrove.

Në një postim në Facebook, Aleanca bën me dije se, kërkon mbështetje financiare nga dashamirës së teatrit, për të finalizuar me sukses Festivalin për Mbrojten e Teatrit.

"Sot është hapur dhe një llogari bankare, ku të gjithë mund të kontribuojnë për të vijuar mbrotjen e Teatrit. “Përmes kësaj llogarie do të manaxhohet veprimtaria financiare e Aleancës. Transparenca për të do të jetë e plotë. Si për hyrjet ashtu edhe për daljet do të ketë shpallje mujore në kanalet e komunikimit të Aleances, në Facebook dhe në sheshin e Teatrit. Për daljet do të ketë argumentim të bazuar mbi veprimtarinë konkrete dhe fatura e mandate pagese”, shkruan AMT në postimin e saj në Facebook.

Postimi i plotë i AMT-së:

Për të mbarëvajtur punët për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, duke përfshirë këtu shpenzime bazë si mbajtjen e gjeneratorëve, si dhe realizimin me sukses të Festivalit për Mbrojtjen e Teatrit, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit pas sugjerimeve të marra nga mbështetës të shumtë mori vendim për hapjen e një llogarie bankare.

Përmes kësaj llogarie do të manaxhohet veprimtaria financiare e Aleancës. Transparenca për të do të jetë e plotë. Si për hyrjet ashtu edhe për daljet do të ketë shpallje mujore në kanalet e komunikimit të Aleances, në Facebook dhe në sheshin e Teatrit.

Për daljet do të ketë argumentim të bazuar mbi veprimtarinë konkrete dhe fatura e mandate pagese.

Llogaria bankare është krijuar në Bankën Kombëtare Tregtare dhe është e bashkëmanaxhuar nga: Edmond Budina, Neritan Liçaj, Adriana Tolka.

===
Emri i llogarisë: Adriana Tolka, Neritan Liçaj

Numri i llogarisë bankare është:
IBAN LEK: AL6020511289004914CLIDCLALLW
IBAN EUR: AL6520511289004914CLIDCFEURR

SWIFT: NCBAALTXXX
===

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit fton dashamirësit e kauzës që të kontribuojnë sipas mundësive për të mbajtur gjallë e në jetë Teatrin Kombëtar.

Në fotot bashkangjitur do të gjeni një kërkesë të 56 qytetarëve që ne të ndërmernim këtë veprim.

1 / 4
 

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...