Shkodra nderon aktoren e teatrit dhe kinematografisë, Mirjam Bruçeti

Tuesday, 06 August 2019 12:30

Aktorja shkodrane, Mirjam Bruceti, nderohet me titullin “Mirënjohja e qytetit”, duke vlerësuar kështu kontributin qe ajo dha në artin shqiptar, me rolet e pafundme në skenën e teatrit dhe kinematografisë.

“Përse erdhe ti në këtë dasmë, si të bënë këmbët që erdhe? A nuk e kupton që je i tepërt këtu, je i mallkuar? Ti e kupton që je i tepërt!”

Janë vargje që na kthejnë pas në kohë, plot 30 vite më parë, në 1989. Asokohe ishte në lulëzimin e karrierës së saj, ndërsa sot në “shtëpinë” ku u rrit artistikisht, aktorja e njohur shkodrane Mirjam Bruçeti na dhuron po të njëjtin emocion, përtej 70 viteve mbi supe.

Eshtë një ditë e shënuar për të, këshilli bashkiak i Shkodrës i akordoi titullin “Mirënjohja e qytetit”, duke vlerësuar kontributin qe ajo dha në artin shqiptar, me rolet e pafundme në skenën e teatrit dhe kinematografisë.

Aktorja që ndan jetën mes Francës dhe Shqipërisë ka pafund emocione dhe shprehet se ndjehet borxhlie ndaj Shkodrës.

Mirjam Bruceti: Kudo që të jeni, kudo që të jem, mendoj se kam dhënë diçka për Shkodrën, asnjë gjë nuk kam dhënë. Kudo që të jem, Shkodra më ka dhënë shumë më tepër sesa unë mundem me i dhënë.

54521374_1341922142613366_5907328354272411648_n.jpg

***

Mirjam Bruçeti (Topçija), lindi në Shkodër, me 15 Mars 1949. Shkollën 7- vjeçare e kreu në shkollën " Ali Laçej", të mesmen e kreu në shkollën pedagogjike " Shejnaze Juka" në vitin 1966.Në vitin 1966 fillon punën si arsimtare në Pukë. Në vitin 1967 në Vrakë, në vitin 1968 - 1970 në Shtëpinë e fëmijës parashkollore.
Nga viti 1970 - 1973 studion në Insitutin e Lartë të Arteve, dega dramë.
Në vitin 1973 fillon punën si aktore në Teatrin " Migjeni" dero në vitin 2000.
Gjatë kësaj periudhe ka interpretuar rreth 60 ( gjashtëdhjetë) role në drama, komedi dhe në teatrin e poezisë, prej të cilave mund të veçojmë:
"Djemtë e mbarë" me të cilën mbron diplomën, " Fëtyra e dytë", " Luani i shtëpisë", " Jehona e një dite shkurti", " Fundi i një komedie", "Tri shuplakat", "Gjaku i Arbrit", " Kanga e dhimes krenare", "Shtëpia e Bernarda Albës", "Kiameti", "Korrupsion në pallatin e drejtësisë", "Hetimi", "Neni 55", " Shtegtim nëpër ankth" etj.

Gjithashtu punoi dhe merr pjesë si prezantuese në të gjitha koncertet dhe eventet artiste të organizuar nga teatri e jo vetëm.
Ajo ka vënë në skenë shfaqje të ndryeshme me shkollat e mesme dhe ndërmarjet në festivalet e lëvizjes amatore ku është vlersuar me çmime të ndryeshme.
Pjesë e krimtarisë së saj janë dhe filmat në kinostudion " Shqipëria e Re", ndër to mund të përmendim: " Dëshmorët e monumenteve", " Midis dy Dasmave", " Thesari", " Mysafir i paftuar", " Flutura në kabinen time", " Flaka e maleve", Rruga e lirisë, " Militanti" e tjerë.
Pas viteve 2000, Mirjami largohet nga Shqipëria, por nuk e ndalon aktivitetin e saj artistik,. Ajo interpreton në shumë shfaqje të organizuara në Francë, Gjermani, Kosovë, Kanada dhe Sh.B.A.
Mirjam Bruçeti është bashkëshortja e " Artistit të Merituar", Viktor Bruçetit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...